Kohet e faljeve

HADITH I DITËS

Nga fjalët e imam Husejnit (Paqja qoftë mbi të!)

Imam Huseini (Paqja qoftë mbi të!) i tha një ditë Ibn Abasit: “Mos fol për atë që nuk të intereson, sepse kam frikë që të rëndohet pesha e mëkateve mbi ty. Dhe, mos fol për atë që të intereson derisa të gjesh për të një vend dhe kohë të përshtatshme. Sepse mund të ndodhë që ndonjë njeri të flasë me të drejtë dhe të gabojë, dhe mos e stërvrit veten as me butësi pa vend e as me ashpërsi, sepse i buti e qetëson të pamaturin, ndërsa i pamaturi e lëndon të butin.”
Burimi: “Biharul Enuar”, i eruditit El Mexhlisij, vëll. 75, f. 127.

Më shumë

Dijetaret e MEDH'HEBIT

Allame Tabatabai (r.a.) – Tefsiri “El-Mizan”

“Besimi në Allahun nuk është thjesht njohja e ekzistencës së Tij, por përkushtim ndaj vullnetit të Tij dhe rikthim i vazhdueshëm në praninë e Tij në çdo çështje.”

Ai thekson se imani është një marrëdhënie aktive dhe e përjetuar me Zotin.

Pyetje / Pergjigje

Pyetje Pergjigje nga Sejid Ali Khamenej

Sipas vizionit të Sejid Ali Khameneit, Ashura-ja është një fushë stërvitjeje shpirtërore, ku formohen shpirtrat e besimtarëve për të vlerësuar drejtësinë mbi rehatinë, të vërtetën mbi kompromisin dhe detyrën Hyjnore mbi përfitimet e kësaj bote.

Përmes Karbelasë besimtari mëson të shohë përtej numrave, përtej frikës dhe përtej fitores sipërfaqësore, të njohë fuqinë e përjetshme të sakrificës së sinqertë.

Ashura duhet të frymëzojë veprimin: një lëvizje drejt reformimit të shoqërisë, qëndrimit në krah të të shtypurve dhe besnikërisë ndaj vlerave hyjnore.