Çështja e Mehdiut (Allahu i Madhëruar e shpejtoftë ardhjen e tij të nderuar!), nuk është një çështje imagjinate, ku ëndërrimtarët e përmendin në dëshirat e tyre; të shtypurit, duke besuar në të, qetësojnë dhimbjen e padrejtësisë mbi ta; ndërsa dembelët, në shpresat e rreme, shohin një justifikim për përtacinë e tyre. Përkundrazi, çështja e Mehdiut (Allahu i Madhëruar e shpejtoftë ardhjen e tij të nderuar!), është një ndjenjë e lindur dhe e përqendruar në thellësinë e njerëzimit, pasi kjo çështje është globale, islame dhe shi’ite. Kështu që, të gjithë ata besojnë se Mehdiu do të dalë në një kohë të caktuar, edhe nëse emrat ndryshojnë.

Imam Mehdiu