Femrës, i është bërë shumë padrejtësi, që në kohët e hershme. Madje vazhdon i bëhet edhe sot, në kohën e modernizmit. Midis abuzimit të parë dhe keqpërdorimit të dytë, femra ka jetuar në padrejtësi dhe errësirë të madhe, që përpiqet jo vetëm të lërë në harresë vlerën e saj, por edhe të verbojë humanizmin e saj, sepse ai që nuk e njeh vetveten, nuk lartësohet dhe as nuk përparon, kurse ai që e injoron vlerën e vet, nuk zhvillohet.
