Shkëndija e parë e heretizmit në botën islame doli nga grupi El Khauarixh. Ky grup i humbur konsiderohet si rryma e parë devijuese në botën islame, i cili e shtjellonte besimin në formë të gabuar dhe shkatërruese. Profeti ynë fisnik, Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka lajmëruar për daljen e këtij grupi devijues e humbës. Ai ka thënë: “Largohen nga feja, ashtu siç largohet shigjeta nga harku.”

Ndalimi i heretizimit të myslimanëve dhe i nëpërkëmbjes së shenjtërive të Ymetit Islam