Irani para Revolucionit Islamik

Revolucioni Islamik në Iran është si të gjitha dukuritë sociale të cilat i kanë rrënjët thellë në histori. Dihet se revolucioni në çdo vend ndodh nga pakënaqsia e popullit dhe nga përhapja e padrejtësisë. Edhe Revolucioni Islamik në Iran aty e kishte zanafillë. Gjendja dhe situata para Revolucionit Islamik ishte mjaft e rëndë në të gjitha fushat e jetës, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore. Në qiellin e mbushur me re të zeza, të cilat kishin mbuluar mbarë Iranin, dukej sikur nuk ekzistonte asnjë strategji e vërtetë për kryengritje për largimin e reve të zeza që gjendeshin mbi Iranin dhe popullin e tij.

Para Revolucionit Islamik jeta e njerëzve në Iran ishte shumë e rëndë. Ata jetonin në presion të madh dhe mungonte liria në të gjitha fushat: sociale, politike, ekonomike dhe fetare. Ai ndaloi të gjithë dijetarët dhe predikuesit që të predikojnë mësimet e fesë së pastër islame. Në kohën e sundimit mbretëror pasuritë e popullit iranian vidheshin dhe shpërdoheshin, ndërkohë që populli iranian jetonte në një gjendje poshtërimi. Të gjitha këto veprime të mbretit e shtynë popullin liridashës iranian dhe mysliman që të ngrihet kundër sundimit mbretëror. 

Prej shkaqeve të revolucionit islamik në Iran ishte edhe shthurja dhe shkatërrimi i popullit në përgjithësi dhe e rinisë në veçanti nëpërmjet mjeteve të ndryshme të informacionit dhe ngritjes së qendrave që i shërbenin këtij qëllimi.

 Krahas gjendjes së rëndë brenda në Iran, në të njëjtën kohë shihej qartë ndërhyrja e shteteve të tjera perëndimore nga jashtë Iranit. Qëllimi i këtyre shteteve ishte të marrja në dorë e çështjetet e brendshme të vendit dhe çdo gjë të veprohej sipas udhëzimeve të tyre. Ato shtete ndërhynë deri edhe në Lëvizjet Reformatore duke i urdhëruar që ato lëvizje të ishin në përputhje me interesat e atyre shteteve, përndryshe i goditnin e i shkatërronin ato Lëvizje.

Përballë kësaj situate të përkeqësuar, në Iran u shfaqën dy lëvizje reformuese:

E para: Lëvizja nacionaliste, e cila mendonte se shpëtimi i popullit ndodhet në ruajtjen e identitetit dhe të fisnikërisë së tij. Pjestarët e kësaj lëvizjeje mendonin se reformimi duhet të patjetër të bazoheti te besimi, te qytetërimit, dhe te ana shpirtërore dhe emocionale e njerëzve.

E dyta: Lëvizja properëndimore, e cila bazohej në imitimin e sistemit perëndimor.  Kjo lëvizjeje kishte për qëllim largimin e fesë nga jeta shoqërore, ndryshimin e shkronjave të gjuhës nga ato arabe në latine, heqja e fjalëve arabe nga gjuha perse, e të tjera ide të cilat synoni shkëputjen dhe largimin e iranianëve ga kultura islame dhe ajo arabe.

Në vitin 1905 këto dy lëvizje ranë dakord në vendosjen e kushtetutës. Pas kësaj Irani u bë me kushtetutë dhe parlament. Mirëpo Lëvizja nacionalste zbuloi se iniciativa për vendosjen e kushtetutës ishte projekt që e drejtonte Britania. Ajo u tërhoq në mënyrë të përshkallëzuar për të kryer aktivitet çlirimtar nëpërmjet:  Lëvizjes ushtarake, siç ishte Lëvizja e fidaive (flijuesve) islam në fillim të dyzetave;  lëvizjes kulturore si ajo e hauzeve të shkencave islame dhe e mendimtarëve fetarë; si dhe aktiviteti brenda parlamentit siç veproi Sejjid Hasan El Muderris, i cili drejtoi lëvizjen kundër marrëveshjes së vitit 1919, të cilën Britania ia imponoi Iranit dhe në bazë të asaj marrëveshjeje arriti të sundojë të gjitha pasuritë e vendit, ndër ato edhe fushat e naftës.

Kur opozita u forcua brenda parlamentit, Britania mbështeti kryengritjen ushtarake në udhëheqjen e Riza Bahlavit në vitin 1930, i cili e kurorëzoi veten e tij. Më pas ai filloi operacioni e shtypjes me forcë të opozitës duke zbatuar planin e largimit të Iranit nga rrethina e qyterërimit islam. Mirëpo, ai dështoi përshkak të rezistencës së Lëvisjes nacionaliste, të cilën e udhëhiqnin dijetartët e fesë me përkrahjen e një mase të gjerë opozitare. 

Kur filloi lufta e dytë botërore, Irani shfaqi neutralitetin e tij për këtë luftë. Në vitin 1941 ushtria Ruse hyri në veri të Iranit dhe ajo britanike në jug të tij dhe u bashkuan në Teheran. Në këtë vit postin e drejtimit të Iranit e mori Muhamed Riza Bahlavit si trashëgimtar i frontit mbretëror.

Në fillim të viteve pesëdhjetë (50-të) u formua “Fronti atdhetar” (el Xhebhatul vatanijeh) që përfshinte elementë të lëvizjeve të ndryshme. Ky front udhëhiqej nga Muhamed Musaddak i cili u bë kryeministër. Një mundësi e re për çlirimin e Iranit erdhi kur u bashkua plani i dijetarit të madh Ajatullah Kashani (i cili ka vdekur në vitin 1961) me planin e Musaddakut për të shtetëzuar naftën për të shpëtuar Iranin nga pushteti i Shahut dhe nga sundimi i jashtëm. Mirëpo, shërbimet sekrete amerikane projektuan kryengritjen ushtarake, e cila e largoi Musaddakun nga pushteti dhe riktheu Shahun në postin e tij. Në atë kohë Irani hyri në strofkullën ndikimit amerikan dhe hapën dyert për hyrjen në Iran të këshilltarëve amerikanë më pas specialistët ushtarakë dhe specialistët e sigurimit izraelit. Kështu që Irani u shndërrua në një bazë për goditjen e çdo lëvizjeje çlirimtare në rajon, ndër ato edhe lëvizjet çlirimtare arabe dhe lëvizja për çlirimin e Palestinës.

Shah Muhamed Rida u përpoq ta mbyste Iranin me mallra të importuara, me zhytjen e rinisë në kënetën e shthurjes e të devijimit me qëllim që populli të qëndronte larg çështjeve madhore të vendit. Mirëpo, ai dështoi ashtu siç dëshhtoi babai i tij më parë i cili u përpoq të hiqte shkronjat arabe, t’u zhvishte femrave hixhabin, të ndalonte veshjen tradicionale, t’u hiqte çallmat dijetarëve dhe të ndalonte mësimin e fesë. E gjitha kjo falë shpirtit të fortë islam që ndodhej te populli iranian.

Pas kryengritjes së imam Khomeinit, në vitin 1963, vit në të cilin u shfaq për herë të parë personaliteti i imam Khomeinit, shpirti i animit kah qytetërimi islam dhe civilizimi mori formën e ligjitimitetit teorikisht dhe praktikisht. 

Edhe pas dëbimit në Nexhef (në Irak) Imam Khomejni (paqja qoftë mbi të!) e drejtonte këtë projekt dhe i vizatonte rrugën popullit Iranian në lëvizjen e tij për t’u përballur me planet e Shahut, i cili përdorte forcat e Savakut (forcat e sigurimit të Shahut) për të shtypur çdo lëvizje kundra tij. Me shtimin e dhunës e të padrejtësisë dhe me sqarimin e parimeve të drejta islame, të gjitha planet e Shahut dështuan. 

Gjatë katërmbëdhejtë vjetëve që imam Khomeini qëndroi i tëbuar në Nexhefin e Nderuar, ai porosite, udhëzonte dhe drejtonte për realizimin e projektit të çlirimit të Iranit nga kthetrat e grabtqarëve të brendshëm dhe të jashtëm. Shkëndija e parë nisi më 7 Janar të vitit 1978 ku në qytetin e Kumit u organizua protesta paqësore kundër një artikulli i cili ofendote imam Khomeinin. Ushtria e Shahut qëlloi me armë mbi protestuesit nga të cilët u martirizuan disa njerëz. 

Në përkujtimin e të dyzetave të dëshmorëe të Kumit, banorët e qytetit të Tabrizit organizuan tubim vajtimi për ata dëshmorë. Të pranishmit u sulmuan nga ushtria e Shahut dhe ranë disa dëshmorë nga të pranishmit. Përkujtimoret e të dyzetave vazhduan dhe u shndërruan në protesta madhështore në të gjitha qytetet iraniane. Imam Khomeini i bënte thirrje popullit iranian nga Nexhefi që të vazhdojnë kryengritjen. Në këtë periudhë qeveria irakiene, e asaj kohe, i kërkoi imam Khomeinit të largohet nga Iraku. 

Imami u drejtua drejt Parisit. Ai arriti atje më 6 tetor të vitit 1978. Kryengritja u zgjerua akoma më shumë. Përballë kësaj kryengritje të madhe popullore, Shahu u përpoq të ndryshonte ministritë për të kënaqur njerëzit. Më pas ai u shfaq në television (6 nëntor 1978) duke kërkuar falje për devijimin e qeverisë së tij në rrugën e korrupsionit dhe premtoi reformim. Por kjo nuk ndryshoi asgjë. Kryengritjet dhe protestat vazhduan me gjithë masakrat e përditshme që kryenin forcat e Shahut.

 Masakra më e madhe ishte ajo e të premtes së zezë më 8 shtator 1978 në të cilën u martirizuan mijëra pjesmarrës në protestën paqësore ku shumica e tyre ishin femra.  

Grupet amerikane dhe izraelite që gjendeshin në Iran filluan të dalin nga Irani. Po ashtu, u shtua edhe largimi i pjestarëve të familjes mbretërore, të cilët ishin përfshirë në masakra e grabitje. Pas ashpërsimit të situatës Shahu u largua nga Irani më 16 Janar 1979 me argumentin e mjekimit jashtë Iranit. Gëzimi mbuloi të gjithë Iranin.

As qeveria e fundit që caktoi Shahu (qeveria Bakhterijan) nuk arriti ta sundonte situatën. Protestat vazhdonin natë e ditë. Herë pas here kishte edhe përballje të përgjakshme me forcat ushtarake dhe me policinë. 

Imam Khomeini vazhdimisht i bënte thirrje popullit liridashës të Iranit për vazhdimësi në protesta dhe për disiplinë. Ai vendosi të largohet nga Parisi dhe të kthehet në Teheran. 

Imami mbërriti në Teheran mëngjesin e datës 1 shkurt të vitit 1979 dhe u prit me një pritje madhështore të pashoqe në të cilën morën pjesë miliona iranianë. Nga aeroporti njerëzit u drejtuan drejt vendit të quatur Xheneti i Zahrasë, në të cilin ndodhen edhe varrezat e dëshmorëve të Revolucionit, për të dëgjuar fjalimin historic të imam Khomeinit. Në këtë fjalim imami madhështor tha thënien e njohur: “Do të formoj qeverinë me ndihmën e popullit! Kryeministri i asaj kohe Shahpur Bahtjari nuk e mori me seriozitet këtë thënie dhe e nënvleftësoi atë. Mirëpo, pas pak ditësh, më 5 shkurt 1979, imam Khomeini caktoi kryemistër të përkohshëm të revolucionit. 

Forcat ushtarake të Shahut me mbështetjen amerikan u përpoqën të sulmojnë vendqëndrimn e imam Khomeinit në Medresenë Alevijeh në Teheran. Po ashtu u përpoqën të zhduknin me forcë revolucionin. Mirëpo ata dështuan përballë tubimit të njerëzive në rrugë të cilët kishin rrethuar vendqëndrimin e Imamit. Përballja me forcat ushtarake vazhdoi derisa u rrëzua plotësisht regjimi i Shahut. 

Kështu që më 11 shkurt 1979 në Iran lindi dielli i Revolucionit islamik në drejtimin e imam Khomeinit (paqja qoftë mbi të!) dhe u mbyll kapitulli i udhëheqjes mbretërore. Populli liridashës dhe i palëkundur Iranian votoi pro sistemit islamik.
Në fillim të muajit shkurt të çdo viti, populli Iranian dhe popujt liridashë në mbarë botën e përkujtojnë këtë ditë madhështore. Revolucioni islamik i Iranit konsiderohet prej ndodhive më të mëdha të shekullit të kaluar.

Pas triumfit të këtij revolucioni të begatë, shumë mendimtarë dhe njerëz të penës filluan punën e tyre duke shkruar dhe analizuar. Ata pyesnin: Si triumfoi ky revolucion dhe përse triumfoi? Triumfi i Revolucionit Islamik ishte kryefjala e shumë artikujve brenda në Iran dhe jashtë tij. Të shumtë ishin ata që pyesnin: Si humbi Shahu, ndërkohë që ai kishte mbështetje të jashtme dhe kishte një ushtri të përbërë prej shtatë million ushtarësh? E njëjta pyetje e pushtoi edhe Shahun. Kjo pyetje ia paralizoi atij të menduarit në kohën e revolucionit. Ai kurrë nuk gjeti përgjigje të saktë për këtë pyetje kështu që ai filloi t’u besojë fjalëve se pas kësaj që po ndodh fshihen intrigat ndërkombëtare kundra tij.

Mendimtari muslman francez Roxhe Garudij në një artikull të tij e përshkruan revolucionin islamik duke thënë: “Vërtet, Revolucioni Islamik të cilin e udhëhoqi imam Khomeini (Allahu qoftë i kënaqur me të!) nuk i përngjan asnjë revolucioni, të cilët janë kryer për të ndryshuar sistemet politike. Po ashtu, ai nuk është i ngjashëm as me revolucionet shoqërore të cilët konsdiderohen si hakmarrje e të varfërve ndaj të pasurve dhe zemërimin e tyre e lëshuan mbi kokat e kolonialistëve. Revolucioni Islamik në Iran, gëzonte të gjitha këto shkaqe.”

Pas triumfit të Revolucionit islami, Republika Islamike e Iranit është përballur dhe përballet me padrejtësi të llojllojshme duke i vënë embargo të ndryshme. Këtu lindin disa pyetje: Përse këto padrejtësi ndaj Republikës Islamike të Iranit? Përse në kohën Shahut nuk ekzistonin embargo? Përse e gjithë kjo armiqësi ndaj Republikës Islamike të Iranit? A është kurora mbretërore më me vlerë se çallama e dijetarit? 

Nëse studiohet me vëmendje historia e Iranit para Revolucionit Islamik dhe pas tij, do të shihet qartë se padrejtësitë, embargo, armiqësit dhe urrejtjet ndaj Republikës Islamike të Iranit  janë politike, bile të asaj keqdashëse. Të gjitha padrejtësitë që i bëhen Republikës Islamike të Iranit bazohen te shpifjet dhe trillimet. e akuzojnë për terrorizëm, apo si kërcënues të paqes globale, ndërkohë që ata e akuzojnë janë kërcënuesit më të mëdhenj të paqes. Ata që e akuzojnë Republikën Islamike të Iranit për terroriëm, ata çdo ditë bëjnë terror ndaj muslimanëve dhe popujve liridashës dhe paqësorë.

Të shumta kanë qenë, dhe vazhdojnë edhe sot, përpjekjet e dashakeqësve në botë, të cilët përpiqen ta baltosin këtë Revolucion madhështor duke përhapur idenë se ai është revolucion armiqësor dhe antikulturor. Mirëpo, falë udhëheqjes së urtë të këtij Revolucioi u arrit të sqarohet e kundërta e asaj që përhapin dashakeqësit.

Kohë më parë kam lexuar një histori interesante e cila titullohej “elefanti dhe litari”.

Në atë thuhej: Një person shkoi të vizitojë kopshtin zoologjik. Gjatë vizitës së tij ai pa një elefant të lidhur me një litar të hollë e të shkurtër në këmbët e tij të përparme. Ai u habit dhe tha me vete: Si është e mundur që një kafshë kaq e madhe si elefanti, e cila ngren pesha të rënda, të mos ketë mundësi që të çlirojë veten e tij nga ky litar?! Ai iu afrua rojes së kopshtit zoologjik dhe e pyeti: Përse ky elefant qëndron në këtë mënyrë dhe nuk përpiqet të këpusë litarin dhe të largohet? Rojtari i tha: Kur ishte i vogël, ne përdorëm po të njëjtin litar për ta lidhur. Ky elefant u rrit me idenë se ai vazhdon të jetë i paaftë për ta këputur litarin dhe është i paaftë për të ikur. Për këtë ai nuk përpiqet që të çlirohet prej atij litari. U habita shumë nga gjendja e këtij elefanti, i cili vazhdonte të qëndronte me iluzionin me të cilin ai u ushqye që në vogëli!

Po kështu veprojnë edhe qeveritë e padrejta dhe kolonizuesit me popujt, veçanërisht me muslimanët. Sigurisht që kjo nuk është e paplanifikuar e as spontane, përkundrazi të padrejtët dhe diktatorët këtë metodë e përdorin si strategji për poshtërimin e njerëzve.

Arritjet e Republikës Islamike të Iranit pas Revolucionit

Pas vendosjes së embargos së padrejtë ndaj Republikës Islamike të Iranit fill pas themelimit të saj, udhëheqja iraniane dhe populli liridashës iranian, bazuar edhe në mësimet e Kur’anit, të Sunetit të profetit Muhamed dhe të Ehli Bejtit (paqja qoftë mbi ta!), vendosën që të mbështeten në fuqitë e tyre për të ngritur një tekonologji bashkëkohore, e cila do të përmbushte nevojat e tyre në çdo fushë të jetës. 

Ky veprim do ta bënte Republikën islamike të panevojshme për të tjerët. Për këtë u hapën qendra studimore shkencore, teknologjike dhe ekonomike. Informacionet rreth kësaj janë të shumta. Sot në këto ditë e shohim Republikën Islamike të Iranit në majat e larta të dijes, shkencës dhe teknologjisë. Nga ato qendra dolën shumë dijetarë, shkencëtarë, filozofë, mendimtarë, etj.

Zhvillimi akedemik dhe shkencor në Iran është rritur shumë pas Revolucionit Islamik. Sipas disa statistikave të fundit të Ministrisë së Arsimit në Iran, ky zhvillim ka arritur në 122%. Sot numërohën 700 mijë studentë. Numri i studentëve që studiojnë për doktaraturë është rritur 91% në krahasim me vitet e para të Revolucionit. Sot mësojnë në universitettet e Iranit 22 mijë studentë nga vende të ndryshme të botës. Sipas statistikave shkencore rreth prodhimeve shkencore, Irani zë vendin e parë në Rajon dhe të 16 në botë. Ai është në garë me 25 shtete të botës. 

S’ka dyshim se aty ku gjendet zhvillimi akademik dhe shkencor aty gjendet zhvillimi dhe përparimi sepse dija është baza e çdo përparimi. Falë kësaj arritjeje në fushën e shkencës dhe të teknologjisë, sot në Iran gjendet industria e rëndë dhe ajo e lehtë, në të cilat prodhohet çdo gjë për të cilat kanë nevojë njerëzit. Sot shohim që Irani të radhitet ndër vendet e zhvilluara në të gjitha fushat. Shumë e shumë personalitete iraniane në fushën e shkencës, artit, kulturës, teknologjisë, etj kanë marrë çmime të ndryshme. 

Përveç arritjeve në fushën e dijes e të shkencës moderne, në Republikën Islamike të Iranit shohim edhe arritjet në fushën e përhapjes së dijeve të fesë. U ngritën shkolla, universitete, fakultete të shumta fetare për mësimin e Kur’anit dhe të shkencave të tij si dhe për mësimin e rregullave të fesë së pastër islame. 

Institucionet fetare janë të pranishme për të gjitha fetë dhe medhhebet pa dallim. Të gjithë gëzojnë të drejtën e tyre në kryerjen e riteve fetare. Është për të ardhur keq se shumë njerëz, të cilët ose nuk e njohin Republikën Islamike të Iranit, ose e njohin por janë dashakeqës ndaj saj, përhapin parrulla dhe shpifje ndaj këtij shteti liridashës e paqësor. Imam Aliu (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Njeriu është armik i asaj që nuk e njeh.”

Në këtë artikull nuk mund t’i përmendim të gjitha arritjet e mëdha të Republikës Islamike të Iranit. Kushdo që dëshiron të njihet me këto arritje, mund t’i gjejë nëpër faqet e internetit.

Ajo që ndodhi në Republikën islamike të Iranit është se Allahu e mbarësoi liderin e paharruar imam Khomeinin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) që t’i thyejë prangat nga duart e popullit iranian dhe të largojë iluzionin nga mendjet e tyre. Ky Revolucion konstatoi se vullneti i popullit besimtar është më i fortë se dhuna dhe forca e të padrejtëve dhe e diktatorëve. Fuqia e popullit besimtar buron te besimi në Allahun dhe se Ai është Ndihmësi dhe Përkrahësi i besimtarëve. Ata që besojnë në ajetin e Kur’anit që thotë:  “O ju që keni besuar, nëse e ndihmoni Allahun (fenë e Tij), edhe Ai do t’ju ndihmojë dhe do t’ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja.” (Sure “Muhamed”, ajeti 7), padyshim që do të jenë triumfues.

Allahu i ndihmotë të gjithë të shtypurit dhe të privuarit!