Falënderojmë Allahun që na mundësoi që edhe këtë vit të përkujtojmë një nga ngjarjet më të mëdha të historisë së Islamit, martirizimin e imam Husejnit (Paqja qoftë mbi të!), nipi i dashur i Profetit Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), i cili më 10 Muharrem në fushën e Karbelasë dha jetën për të ruajtur Islamin dhe dinjitetin njerëzor.

1- Muaji Muharrem është një nga katër muajt e shenjtë në Islam, siç thotë ajetio 36 I sures “Teube:

إِنَّ عِدَّةَ ٱلشُّهُورِ عِندَ ٱللَّهِ ٱثۡنَا عَشَرَ شَهۡرٗا فِي كِتَٰبِ ٱللَّهِ يَوۡمَ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ مِنۡهَآ أَرۡبَعَةٌ حُرُمٞۚ

 “Vërtet, numri i muajve te Allahu është dymbëdhjetë, në Librin e Allahut që prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë…”

Sipas hadithit të Profetit Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), katër muajt e shenjtë janë: Dhul Kaide, Dhul Hixheh, Muharrem dhe Rexheb.

Muaji Muharrem është fillimi i vitit të ri hënor. Ndryshe nga koncepti i festimit të vitit të ri në botën laike, besimtari musliman e përjeton këtë moment si kohë reflektimi, pendese dhe lidhjeje më të thellë me Allahun.

2- Muaji Muharrem kohë për pendesë dhe rikthim

Fillimi i vitit të ri është një rast për:

a- Rishikimin e veprave tona, duke patur në mendje gjithmonë se veprat tona do t’i shohë Allahu, i Dëruari dhe besimtarët, siç na mëson ajeti 105 i sures “Teube” që thotë:

{وَقُلِ ٱعْمَلُواْ فَسَيَرَى ٱللَّهُ عَمَلَكُمْ وَرَسُولُهُۥ وَٱلْمُؤْمِنُونَ ۖ وَسَتُرَدُّونَ إِلَىٰ عَٰلِمِ ٱلْغَيْبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ}

Thuaj: Punoni, se Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët do të shohin punën tuaj. Së shpejti do të ktheheni tek Ai që di të dukshmen dhe të padukshmen e Ai do t’ju njoftojë për atë që keni bërë.”

b- Pendimin e sinqertë për mëkatet e kaluara, duke zbatuar ajetin 8 të sures Tahrijm:

﴿ يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا تُوبُوا إِلَى اللَّهِ تَوْبَةً نَصُوحًا عَسَى رَبُّكُمْ أَنْ يُكَفِّرَ عَنْكُمْ سَيِّئَاتِكُمْ وَيُدْخِلَكُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ يَوْمَ لَا يُخْزِي اللَّهُ النَّبِيَّ وَالَّذِينَ آمَنُوا مَعَهُ نُورُهُمْ يَسْعَى بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَبِأَيْمَانِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا أَتْمِمْ لَنَا نُورَنَا وَاغْفِرْ لَنَا إِنَّكَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ(8) 

“O ju, që keni besuar! Kthehuni tek Allahu me një pendim të sinqertë, që Zoti juaj t’jua shlyejë gabimet e t’ju shpjerë në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, Ditën, kur Allahu nuk do ta turpërojë Profetin dhe ata që besuan bashkë me atë. Drita e tyre do të shkëlqejë para tyre dhe në të djathtë të tyre. Ata do të thonë: “O Zoti ynë, përsose dritën tonë dhe falna ne! Vërtet Ti je i Fuqishëm për çdo gjë”.

c- Vendosmërinë për përmirësim e vetes. Kjo arrihet:

Së pari: Duke bërë ndryshimin e vetave tona, siç na mëson Kur’ani i Shenjtë në ajetin 11 të sures “Rra’ad”:

}إِنَّ اللهَ لَا يُغَيِّرُ مَا بِقَوْمٍ حَتَّى يُغَيِّرُوا مَا بِأَنْفُسِهِمْ{

“…Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete…”

Së dyti: Duke bërë llogaritjen e vetave tona. Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Llogaritni vetat tuaja para se t’u bëhet llogaria.”

Në një thënie të bukur të imam Aliut (Paqja qoftë mbi të!) thuet: “Dita e re është faqe e re në jetën tënde: mbushe atë me mirësi, në mënyrë që të mos pendohet shpirti yt kur të lexojë faqet e jetës në Ditën e Gjykimit.”

3- Përgatitja shpirtërore për dhjetë ditët e Muharremit

El Herauij ka transmetuar nga imam Rizai (Paqja qoftë mbi të!) se ka thënë: “Allahu e mëshiroftë robin që e gjallëron çështjen tonë!” I thashë: “Si e gjallëron çështjen tuaj?” Imami tha: “E mëson dijeninë tonë dhe ua mëson atë njerëzve, sepse nëse njerëzit do t’i njihnin bukuritë e fjalëve tona, me siguri do të na pasonin.”

Një nga çështjet që duhet ringjaluar është edhe ajo e revolucionit të imam Husejnit dhe e Ditës së Ashurasë.

Fillimi i muajit të shenjtë të Muharremit është hyrje për Tragjedinë e Kerbelasë, që kulmoi në ditën e Ashurës me martirizimin e nippit të Profetit Muhamed, imam Husejni (Paqja qoftë mbi të!). Për këtë arsye:

Muaji Muharrem është muaj i reflektimit dhe i pikëllimit

Në këtë muaj muslimanët kujtojnë sakrificën e imam Husejnit (Paqja qoftë mbi të!) për të ruajtur fenë islame.

Në muajin Muharrem besimtari përpiqet të afrohet tek Allahu me veprat e tij dhe qëndrimin e tij ndaj të drejtës dhe të vërtetës.

Të dashur vëllezër dhe motra!

 Nuk ka fillim më të mirë se sa të fillosh me pendesë, lutje dhe përkushtim ndaj Allahut.

 Muaji Muharrem është mundësi për ta pastruar shpirtin dhe për të rikujtuar se feja e Allahut kërkon qëndrueshmëri dhe sacrifice, siç veproi imam Husejni. Prandaj:

Niseditarin tënd për vitin 1447 të hixhrit dhe shkruaj qëllimet e tua.

Lejoje zemrën të përgatitet për të përjetuar në këto dhjetë ditë me reflektim, pendesë dhe dashuri për të vërtetën.

Përpiqu të urdhërosh për mirë dhe të ndalosh nga e keqja dhe bëj lutje të sinqertë.

O Allah, na bëj ndjekës të imam Husejnit me zemër, me fjalë dhe me vepra.
Na jep forcë të qëndrojmë me të drejtën, edhe kur ajo është e vetmuar. Bëna prej atyre që e përkujtojnë Ehli Bejtin me dashuri dhe besnikëri. Amin, o Zot i botëve!

Haxhi Shejkh, Vullnet Merja