Prej kohësh armiqtë e Islamit dhe të Revolucionit Islamik, që nga fitorja e tij në vitin 1979, janë përpjekur ta shtrembërojnë imazhin e tij, të shpifin për mesazhin e tij dhe të shkaktojnë herë pas here luftëra, trazira dhe bllokada, duke sjellë probleme të shumta e të mëdha. Një nga komplotet e ndyra, mbi të cilat u përqendruan armiqtë, ishte përballja me Shi’izmin, sepse ky ishte shkolla e Imam Khomeinit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e udhëheqësit të Revolucionit Islamik.
