Islami i ka kushtuar një rëndësi të veçantë çështjes së fqinjit dhe fqinjësisë, duke i përcaktuar fqinjit të drejta dhe detyrime të shumta. Nganjëherë njeriu mund të habitet nga numri i tyre, por ato
kërkojnë kujdes dhe përkushtim, në mënyrë që ai të mësohet t’i zbatojë dhe t’i respektojë. Kjo nuk është gjë tjetër veçse kujdesi i sheriatit për të gjallëruar dhe për të forcuar frymën e lidhjes dhe të
solidaritetit ndërmjet pjesëtarëve të shoqërisë islame. Fqinji gëzon një pozitë të lartë në Islam, edhe nëse është jobesimtar. Islami i ka kushtuar rëndësi të veçantë fqinjit, duke nxitur për mirësi dhe sjellje të
mirë ndaj tij, si dhe duke ndaluar çdo formë të lëndimit apo dëmtimit të tij.
