Islami, siç dihet, është i ndërtuar mbi pesë shtylla. Këtë e dëshmon edhe thënia e Profetit Muhamed (Paqja e bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!): “Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla:
dëshmia se nuk ka zot tjetër përveç Allahut të Madhëruar dhe se Muhamedi është i Dërguari
i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, kryerja e haxhit dhe agjërimi i Ramazanit”.
