Kur’ani i Shenjtë është baza e fesë dhe porta për të hyrë në Islam. Ai është Libri i Allahut. Allahu, i Plotfuqishmi, i Gjithëdituri, i Urti ka vendosur të vërtetat e fesë së Tij të fundit e të pastër, Islamit. Allahu na urdhëron që të kapemi fort pas Kur’anit dhe ta zbatojmë atë fort në jetën tonë të përditshme. Allahu e ka zbritur Kur’anin udhërrëfyes dhe ndriçues për mbarë njerëzimin. E ka zbritur që t’i nxjerrë njerëzit nga errësirat në dritë.
