Imam Ali el-Hadi (Paqja qoftë mbi të!) lindi në Sarja (në Medine), në mes të muajit Dhul-Hixheh, në vitin 212 Hixhri. Babai i tij,ka qenë Imam Xhevadi (Paqja qoftë mbi të!), trashëguesi i diturive të Ehli Bejtit, mbartësi i shpalljes, udhërrëfyesi për urtësi dhe orientim, imami i myslimanëve në kohën e tij. Atë e quanin Zotëria i Ehli Bejtit. Asnjë nuk e fshihte këtë gjë, me gjithë situatat e vështira politike dhe rrymës armiqësore për Ehli Bejtin.

40 hadithe nga Imam Hadi