Me të drejtë mund të shtrohet pyetja: Kush është ai që e di të fshehtën, atë që do të ndodhë në të ardhmen në dynja, në univers, pas dynjasë? Nëse duam të njohim të fshehtën, ku të shkojmë? Cili është ai që e njeh të ardhmen, e cila është, në vetvete, një pjesë e të fshehtës? Sipas Islamit, përgjigjja e prerë është: Askush nuk e di të fshehtën, përveç Allahut të Madhëruar.
