Ditën e diel të muajit Sefer, në vitin 128 Hixhri, lindi imam Musa Kadhim ibn Xhaferri (Paqja qoftë mbi të!), në El–Ebra, që ndodhet midis Mekës dhe Medines. Ai është vendi ku vdiq dhe u varros Emineja, e bija e Vehabit, nëna e Profetit Muhamed (Paqja e bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Imam Musa Kadhimi (Paqja qoftë mbi të!) u rrit në prehrin e babait të tij, imam Xhaferr Sadikut (Paqja qoftë mbi të!) dhe mori pjesë në shkollën e tij të madhe.

40 hadithe nga Imam Musa Kadhimi