Kur flasim për vëllazërinë në Islam, menjëherë na bie ndërmend ajeti kur’anor: “Me të vërtetë, besimtarët janë vëllezër…”1 Këtu nuk po flasim për vëllazëri gjaku, por për vëllazëri në fe. Kjo vëllazëri nuk duhet te jetë sipërfaqësore, por e fortë dhe duhet ta ketë vendin në shpirt e në zemër. Vëllazëria nuk duhet të jetë me qëllime interesi.
