Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Dijetari është gjallë, edhe nëse ka vdekur, kurse injoranti është i vdekur, edhe nëse është gjallë”.Në këto dy ajete të Kur’anit të Shenjtë, në ajete të tjera, në këtë thënie të Profetit tonë të dashur dhe në thënien e Prijësit të besimtarëve, Imam Aliut (Paqja qoftë mbi të!), duket qartë pozita e lartë e dijetarëve. Gjithashtu, nëpërmjet tyre kuptohet se dijetarët e devotshëm janë të pavdekshëm.
