Një ditë prej ditësh, një djalë i ri e i varfër prej fisit Gafar shkoi te idhulli Menata, për t’i dërguar atij qumësht. Kur e la qumështin pranë tij, filloi ta shikonte, por Menata nuk lëvizi dhe nuk piu qumësht. Djali rrinte dhe e shikonte. Në ato momente, aty pranë kaloi një dhelpër dhe nuk e ndjeu praninë e Xhundebit. Ajo e piu qumështin. Nuk mjaftoi vetëm me kaq. Ajo urinoi te veshi i Menatas dhe ai nuk reagoi. Djali qeshi dhe filloi të tallej me idhullin dhe me veten e tij, sepse ai adhuronte një gur shurdh, që as kuptonte e as perceptonte gjë.

Porosi të Profetit Muhamed (Paqja e bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) për Ebu Dherrin (Allahu qoftë i kënaqur me të!)