Mesazhi që solli Profeti Muhamed (Paqja e bekimi i Allahut qoftë mbi të e mbi familjen e tij!) është mesazhi i paqes dhe i sigurisë. Ai ka qenë i vërteti, besniku. Njerëzit e njihnin, e njohin dhe do ta njohin deri në fund të kësaj jete si të tillë. Për atë, Allahu i Madhëruar thotë: “Vërtet, ti je në skajet e larta të moralit”. Ai e mbarti mesazhin e Allahut në zemrën e tij, në gjuhën e tij e në çdo hap të jetës së tij dhe ua përcolli të gjithë njerëzve.
