Sipas pikëpamjes dhe mendimit të personaliteteve islame, Kur’ani zë vendin e parë sepse ai është Libër i Allahut, i cili e mbron personalitetin e njeriut dhe e përsos atë. Ai përmban bazat dhe themelet ebesimit dhe shpjegon gjithçka rreth fesë sonë të drejtë, Islamit, qoftë për çështjet individuale apo edhe ato të përgjithshme. Ai e drejton dhe e udhëheq shpirtin tonë drejt Rrugës së Drejtë. Ai është dritë dhe është i qartë. Me anë të tij, Allahu udhëzon atë që ndjek kënaqësitë e Tij dhe rrugët paqësore të mendimit, shpirtit dhe zbatimit. Ai i nxjerr njerëzit prej errësirave në dritë, me lejen e Tij dhe i udhëzon ata në Rrugën e Drejtë e të vërtetë.
