Allahu i Madhëruar thotë: “O ti, i Dërguar! Komunikoje atë që t’u zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk e bën, atëherë nuk e ke përcjellë Mesazhin e Tij. Allahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve…” (Sure “Maide”, ajeti 67.)Ky ajet ka zbritur për udhëheqësinë e Prijësit të besimtarëve dhe me të njëjtin rast zbriti edhe ajeti i parë. El Uahidiju ka transmetuar me zinxhir nga Ebi Sa’id El Khudrij, i cili ka thënë: “Ky ajet ka zbritur në ditën e Gadijr Khumit (fill pas Haxhit të Lamtumirës) për Ali ibn Ebi Talibin.” (“Esbabu Nuzul”, faqe 115.)
