Prej veprave të pëlqyera në fenë e pastër islame është dhënia e sadakasë për hir të Allahut të Madhëruar. Sigurisht, që kjo vepër ka ndikim të madh në jetën e besimtarit e të besimtares. Po ashtu është ndihmuese për të varfërit, skamnorët, jetimët, të paaftit dhe të dobtit. Me këtë vepër feja islame na vërteton faktin se ajo është fe sociale, e mëshirës, e dhembshurisë dhe e solidaritetit.
