Dashuria dhe respekti i madh me të cilin All‟llahu e ka rrethuar njeriun, shprehet qartë në Fjalën e të Lartit: “Me të vërtetë Ne i nderuam (njerëzit)…” (Sure“El Isrà”, ajeti 70). All‟llahut nuk i bëhet lutje vetëm për të kërkuar plotësimin e interesave të kësaj bote, pasi besimtari i vërtetë, në radhë të parë, në lutjen e tij i kërkon All‟llahut Mëshirën e Tij dhe mbrojtjen që Mëshirëmadhi ka rezervuar për ata që ruhen nga mëkatet e fajet; ai i lutet All‟llahut të Lartësuar i bindur plotësisht se askush tjetër përveç Atij nuk do të kishte mundësi të dëgjonte e t‟i përgjigjej lutjes së tij?

Duaja e Kumejlit