Mes ditëve dhe netëve të jetës, një melodi e këndshme lajmëron për ardhjen e një muaji të madh dhe përplot begati. Ajo melodi thotë: Erdhi muaji i bekuar i Ramazanit! Muaji i Ramazanit është si shiu i butë i pranverës, i cili bie mbi shkretëtirën e thatë dhe të rreshkur. Të përpiqemi që shkretëtirën e shpirtit tonë ta vadisim me këtë shi jetëdhënës. Pa dyshim që problemet dhe vështirësitë e jetës na kanë lodhur, na kanë mundur dhe na kanë shqetësuar.
