Kanë kaluar rreth disa vjet që nga botimi i parë i plotë në Shqip i librit ‘Nehxhul Belaga’. Sot jam më i bindur se asnjëherë tjetër që jeta e një njeriu është vërtet pak për të shquar e përcjellur tek lexonjësit të gjitha vlerat e një vepre si ajo.Tërë këtyre viteve i jam kthyer e rikthyer shqipërimit tim vazhdimisht duke e përkëdhelur e ledhatuar, sa shpesh herë më është dukur si fëmija ime e si pjesëtar i familjes sime. Kjo ‘fëmijë’ kishte përherë një pushtet të çuditshëm e të parezistueshëm mbi mua.

Kulme Të Fjalës (Nehxhul Belaga)