Gjatë kohës kur Profeti i nderuar (Paqja dhe begatia e Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij të nderuar!) emigroi nga Meka për në Medine dhe nisi të vendosë piketat e para të fizionomisë së shoqërisë myslimane, hapi i parë që ai ndërmori, ishte ndërtimi i xhamisë në Medine. Ndërtimi i xhamisë në Medine ishte, në një farë mënyre, vendosja e gurthemelit të kësaj shoqërie.
