Jeta e të mëdhenjve për ne është një burim i pashtershëm përvoje, mësimi, besimi e shprese. Të mëdhenjtë janë majat e larta me të cilat kemi dëshirë të njihemi dhe nxitojmë të ngjitemi. Ata janë pishtarë që ecin para këmbëve e syve tanë në errësirat që na dalin përpara, ata na përtërijnë sigurinë në vetvete, në jetën e në qëllimet e saj të largëta e të lumtura. Nëse nuk do të ishin të mëdhenjtë, me siguri që në luftën tonë të përditshme do të kishim humbur shpresat dhe patjetër që injoranca do të drejtonte punët tona.

Imam Aliu, zëri i drejtësisë njerëzore (vëll I)