Gjatë gjithë historisë njerëzore është vënë re interesi i madh i njerëzimit për të patur informacionin e nevojshëm për ç’mund të ndodhë në ditët dhe vitet e ardhshme, në dekadat dhe shekujt e ardhshëm, deri sa të bëhet Kijameti. Kjo temë tërheq edhe më shumë vëmendjen në kohëra të ngarkuara me probleme dhe sprova të mëdha, sepse njerëzit në kohëra të vështira kërkojnë ndonjë derë për t’u çliruar, për të gjetur dalje nga këto rrugë pa krye dhe me kriza duke bërë parashikime dhe profeci. E gjithë kjo emërtohet me emrin “dije të fshehta.”
