Imamati (prijësia) është një prej parimeve të fesë. Besimi në të arrihet nëpërmjet akides (besimit). Nuk lejohet ndjekja e besimit sipas traditës së familjes, as i edukuesve, sado të mëdhenj qofshin. Kjo është një detyrë logjike individuale, njëlloj si tek Teuhidi (Njëtimi) dhe Nubuveti (Profetësia). Gjithashtu, ne besojmë se ajo është mirësi prej Allahut, siç është profetësia. Është e domosdoshme që në çdo kohë të jetë i pranishëm një imam udhëzues, zëvendës i profetit në detyrën e tij, për t’i udhëzuar njerëzit dhe për t’i drejtuar ata kah shpëtimi dhe lumturia në të dy jetët.

Imamët tanë