Komentimi i Kur’anit me kuptimin e tij të vërtetë, ka nisur që në kohën e Profetit Muhammed (paqja dhe bekimi i All’llahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), që me fillimin e zbritjes së tij. Por, ka filluar si “Dije e shkruar”, siç përmendin thëniet e historianëve dhe të komentuesve që në kohën e prijësit të besimtarëve, Ali ibn Ebi Talibi (paqja qoftë mbi të!). Vargu i dijetarëve të kësaj dijeje arrin deri te ai. Kjo nuk është diçka e çuditshme, sepse imam Aliu është porta e qytetit të dijes së Profetit Muhammed (paqja dhe bekimi i All’llahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).
