Falenderimi e lavdërimi janë për Allahun, Zotin e botëve, paqë e nderim për zotërinë tonë Muhammedin dhe për familjen e tij të pastër. Njeriu, ndryshe nga kafsha është qënie me krijim të dyzuar dhe me dy jetë: një jetë tokësore trupore dhe një jetë tjetër morale shpirtërore. Nëse ky përkufizim do të shprehej në një mënyrë tjetër, do të thuhej se njeriu është zotërues i një orientimi shpirtëror e moral në emër të shpirtit dhe të një orientimi tjetër jetësor e moral në emër të trupit.

Lartësimi i shpirtit