Studimi i temave doktrinore dhe përballja me dyshimet a dilemat që hidhen mbi to janë nga studimet shkencore më të nderuara, më të vyera dhe më të domosdoshme sepse nën dritën e tyre njeriu plotëson lumturinë e tij në këtë botë dhe në botën e përtejme (në Dynja dhe në Ahiret), por edhe përmirëson moralin dhe sjelljen e tij. Vlera e tij përfitohet nga vlera reale e besimit dhe e doktrinës së vërtetë, pa të cilat nuk mund të ketë vlerë dhe ekzistencë.
