Në moralin islam, fjala terbijeh, “edukatë” është e bashkëshoqëruar me fjalën ta’lim “studim”. Prandaj dijetarët e fesë dhe mësuesit e medreseve thonë se edukata është mesazh për udhëzimin e njerëzisë. Në Kur’anin Famëlartë, në synnetin e Profetit Fisnik (s.a.s) dhe në thëniet e imamëve të Ehli Bejtit (a.s) dëshmohet fuqishëm rëndësia e edukimit dhe e pastërtisë së shpirtit. Ato nxjerrin në pah se studimi pa edukim nuk mund të jetë pishtar ndriçues; studimi mund të shndërrohet në një mbulesë, e cila e pengon njeriun që të ecë në rrugën e plotësimit e të përsosurisë.

Morali Islam II