Njeriu është krijesa më e mahnitshme e Zotit. Ai ka një natyrë të lindur (fitret) dhe personalitet shpirtëror. Ky është privilegji që e dallon nga krijesat e tjera të gjalla. Njeriu është krijesë që mendon e zgjedh. Mendjen e tij e përdor për të zgjidhur problemet që i dalin përpara, me qëllim arritjen e një jete më të mirë. Paralelisht me këtë përpjekje, ai ndërton historinë e jetës së tij.
