Nën hijen e kapitalizmit të egër e zullumqar dhe të komunizmit ateist ekstremist, bota u nda në dy kampe të kundërta, në Kampin Perëndimor dhe në atë Lindor. Që prej asaj dite, është e natyrshme, që secila prej lëvizjeve të reja politike të përballet me pyetjen: Cili prej dy kampeve politike dhe ideologjike i përket, Kampit Perëndimor apo Kampit Lindor?! Këto dy kampe kanë mundur ta ndajnë botën në dy kampe, me interesa diametralisht të kundërta.
