S‟ka dyshim se Islami madhështor me mësimet e tij dhe me dispozitat e tij, përmban rrugën e udhëzimit për mbarë njerëzimin, për t‟i nxjerrë ata nga errësira në dritë. Këto rregulla e dispozita janë në përshtatje me njeriun, me të gjitha karakteristikat e tij, prirjet dhe veçoritë e tij. Çdo njeri, Islami e udhëzon në atë rrugë që i përshtatet më shumë atij/asaj. Ka shumë çështje, rregulla dhe koncepte që kanë lidhje me femrën. Çdo femër myslimane duhet t‟i njohë dhe t‟i zbatojë rregullat e Islamit.
