njëmend jemi muslimanë!” (3:64). Temë e bisedës sonë është liria shpirtërore. Sonte, në këtë tubim madhështor, kam zgjedhur të flas për temën e lirisë. Së pari, ç’do të thotë liri e pastaj se sa lloje lirish ka? Natyrisht, do t’i përmendim të dy llojet: lirinë shpirtërore dhe atë shoqërore, dhe në etapën e tretë, për varshmërinë reciproke mes këtyre dy për atë se a është, për shembull, liria shpirtërore e realizueshme pa lirinë shoqërore apo jo.
