Në ditën e pestë të muajit Sha’ban të vitit të 30-të të Hixhrit, Shehrebani, vajza e Jezdrexhidrit dhe bashkëshortja e imam Hysejnit (paqja qoftë mbi të) lindi djalin e dytë. Kur lajmi mbërriti tek prijësi i besmitarëve Ali ibn Ebu Talibi (paqja qoftë mbi të), ai i bëri sexhde Allahut për këtë dhuratë dhe e quajti Aliu i vogël i njohur me mbiemrin Zejnel Abedin. Zejnel Abedini ishte njeriu që i ngjante më shumë gjyshit të tij. Ai u rrit dhe u edukua në ambientin mesazhor dhe ky ambient ndikoi në personalitetin e tij.
