Nga ana gjuhësore, fjala “shia” është në kuptimin e një grupi që bashkëpunon me njëri-tjetrin për një punë të vetme në çështjet e tyre, për shembull, thuhet: “teshàjeal kaumu” – “kombi bashkëpunoi”, kur njerëzit bashkëpunojnë njëri me tjetrin. Gjithashtu, në disa raste, fjala “shia” thuhet në përgjithësi, në kuptimin e pjesëtarit të një grupi që ndjek të njëjtën rrugë me pjesëtarët e grupit të tij, ashtu siç e lexojmë këtë kuptim në fjalën e Allahut të Lartësuar.
