Imam Ali Rida (a.s.), imami i tetë nga Ehli Bejti i Profetit Muhamed (s.a.v.a), është një figurë e ndritur që mbartte në vetvete diturinë profetike, devotshmërinë hyjnore dhe urtësinë që ndriçonte zemrat e njerëzve. Ai lindi në Medinë në vitin 148 Hixhri dhe trashëgoi imamatin pas babait të tij, Imam Musa Kazim (a.s.). Në kohën kur sundimi abasit u përpoq të manipulojë fenë për qëllime politike, Imam Rida qëndroi si simbol i së vërtetës, duke e përhapur Islamin e pastër përmes argumenteve të urta dhe dialogjeve të thella me dijetarët e kohës.
Një nga momentet më të njohura në jetën e tij është pranimi i detyrës formale si “kryeprinc” nga kalifi Ma’mun, i cili synonte ta kontrollonte imamin për interesa politike.
Megjithatë, Imam Rida (a.s.) nuk e pranoi kurrë realisht këtë pozitë si pjesë e pushtetit, por e shfrytëzoi këtë periudhë për të përhapur mësimet e Ehlul Bejtit në tokat e Persisë dhe më gjerë. Ai mbrojti besimin e pastër përmes fjalëve të mençura, siç është thënia e tij e njohur: “Imam është shoku i njohur, babai i mëshirshëm dhe vëllai i ngushtë”, duke e bërë të qartë se imami është udhëheqës shpirtëror, jo politik.
Imam Rida (a.s.) la pas vetes një trashëgimi të pasur me thënie, lutje dhe dituri që kanë mbetur të pavdekshme në zemrat e besimtarëve. Vendi i tij i varrosjes në Mashhad, Iran, është bërë një qendër e madhe pelegrinazhi për myslimanët shiitë, ku përmes përuljes dhe lutjes, ata gjejnë paqen shpirtërore dhe lidhjen me Ehli Bejtin. Imam Rida mbetet një dritë udhëzuese, një simbol i durimit, dijes dhe dashurisë hyjnore, që vazhdon të ndriçojë zemrat e atyre që kërkojnë të vërtetën.
Në këto pak rreshta do të flasim për një nga imamët e Ehli Bejtit të profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin bmi të dhe mbi familjen e tij!), imam Ali ibn Musa Rizain (Paqja qoftë mbi të!)
Ai është Aliu, i biri i Musait, i biri i Xhaferrit, i biri i Muhamedit, i biri i Aliut, i biri i Hysejnit, i biri i Aliut, i biri i Ebu Talibit (Paqja qoftë mbi ta!).
Lindja e tij
Imam Ali Rizai (Paqja qoftë mbi të!) ka lindur në Medinen e Ndritur, në 11 Dhul Kaideh në vitin 148 të hixhrit.
Imamati i tij
Imam Rizai (Paqja qoftë mbi të!) e filloi udhëheqësinë (imamatin) e tij pas vdekjes së babait, imam Kadhim (Paqja qoftë mbi të!), në vitin 183 të hixhrit.
Imam Ali Rida (a.s.), biri i Imam Musa Kazim (a.s.) dhe nipi i Imam Xh’far Sadikut (a.s.), është figura që mbartte në zemrën e tij dritën e vazhdueshme të udhëzimit hyjnor. Ai ishte imami i tetë nga pasardhësit e drejtpërdrejtë të Profetit Muhamed (s.a.v.a) dhe një dëshmi e gjallë e vazhdimësisë së rrugës profetike nëpërmjet Ehli Bejtit. Jeta e tij, e mbushur me sprova, dialogje intelektuale dhe qëndrueshmëri ndaj tiranisë, përbën një udhërrëfyes të pashembullt për besimtarët e çdo epoke.
- Dituria e Imam Rida (a.s.) dhe Argumenti i Udhëheqjes Hyjnore
Imam Rida (a.s.) njihet për njohuritë e tij të thella në fushat e teologjisë, filozofisë, mjekësisë dhe shkencës. Ai shpesh u ballafaqua me dijetarët e kohës në debatet publike të organizuara nga kalifi abasit Ma’mun, të cilat synonin të ulin pozitën e imamit. Por çdo herë, Imam Rida (a.s.) dilte fitimtar përmes urtësisë dhe dijes së thellë. Në një nga hadithet e tij të transmetuar nga libri “Bihar al-Anwar”, ai thotë:
“Imami është si dielli që ndriçon botën ndërsa ai vetë qëndron lart e larg nga duart e njerëzve… Ai është shoku i njerëzve në tokë dhe ndërmjetësi i tyre tek Zoti.”
(Bihar al-Anwar, v.25, f.121)
Ky përshkrim poetik e njëkohësisht teologjik thekson se udhëheqja e Imamëve është një dritë hyjnore, jo një pushtet tokësor. Dituria e tij nuk ishte vetëm njohje teorike, por udhëzim i shpirtshëm që prekte zemrat dhe forconte besimin e ndjekësve të tij.
- Qëndrimi i Imam Rida (a.s.) përballë pushtetit dhe devotshmëria e tij
Kur kalifi Ma’mun i ofroi Imam Ridës (a.s.) postin e “kryeprincit” (vali i ahdit), që ishte një manovër politike për të legjitimuar pushtetin e tij, Imami fillimisht e refuzoi. Por kur iu imponua me forcë, ai e pranoi formalisht, pa marrë pjesë në asnjë vendimmarrje politike. Ai tha:
“Unë e pranova vetëm me kusht që të mos urdhëroj asnjë, të mos ndaloj asgjë, të mos gjykoj e as të mos caktoj askënd në pozita…”
(Bihar al-Anwar, v.49, f.127)
Kjo dëshmon qartë se qëndrimi i Imam Rida (a.s.) ishte i ndarë nga çdo interes politik; ai ishte një udhëheqës shpirtëror, jo një pjesëmarrës në padrejtësitë e shtetit abasit. Përmes durimit dhe përulësisë së tij, ai mbrojti pasurinë më të çmuar të Islamit: pastërtinë e besimit.
- Trashëgimia e përjetshme shpirtërore dhe varri i tij në Mashhad
Pas martirizimit të tij nga helmi i kurdisur nga Ma’muni, Imam Rida (a.s.) u varros në tokat e Tusit, që më vonë morën emrin Mashhad – që do të thotë “vendi i dëshmisë”. Qindra mijëra njerëz çdo vit e vizitojnë mauzoleun e tij për të kërkuar ndriçim zemrash dhe ndërmjetësim tek Allahu përmes njërit nga më të dashurit e Tij. Në një tjetër hadith, ai thotë:
“Ai që më viziton mua me njohje të plotë për të drejtën time si Imam, unë do të jem ndërmjetës për të Ditën e Gjykimit.”
(Bihar al-Anwar, v.102, f.15)
Ky hadith tregon rëndësinë e njohjes së vërtetë të pozitës së Imamëve dhe dashurisë ndaj tyre, që është pjesë thelbësore e besimit në Islamin shiit.
Shkurtimisht rreth personalitetit të imamit Rizait (paqja qoftë mbi të!)
Imam Ali ibn Musa Riza (er Rida) (paqja qoftë mbi të!) është imami i myslimanëve, udhërrëfyes dhe reformues prej Ehli Bejtit (paqja qoftë mbi ta!). Jeta e tij ka qenë fener ndriçimi për udhëzuesit dhe tregues për ato që ndjekin rrugën e besimit të vërtetë. Ka qenë shembullyes në morale dhe në vijën e drejtë. Këtu do të përmendim shkurtimisht disa cilësi dhe morale të larta të imam Rizait (paqja qoftë mbi të!).
1 – Rexha ibn Ebi Dahhak, i cili shoqëroi imamin (paqja qoftë mbi të!) gjatë udhëtimit të tij nga Medinia për në Merva, na përshkruan besimin dhe ibadetin (adhurimin) e imam Rizait (paqja qoftë mbi të!) me këto fjalë: “Unë isha me atë nga Medinia e deri në Merva. Betohem në Allahun se unë nuk kam parë njeri më besimtar se ai, as përkujtues të Zotit më tepër se ai në kohën e tij, as frikësues ndaj Allahut të Madhëruar sa ishte ai. Ai e falte sabahun dhe ulej në vendin e faljes duke e madhëruar Allahun e Madhëruar, duke e falenderuar e duke e lartësuar Atë. Ai dëgonte salavate për Profetin (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) derisa lindte dielli. Më pas binte në sexhde dhe rrinte për një kohë të gjatë. Më pas shkonte tek njerëzit. U fliste dhe i këshillonte ata deri sa vinte vakti i ylesë.” (Ujun Ahbar Ridha: vëll.2, f.180.)
2 – Ibrahim ibn Abas Es Sulij për cilësitë e imamit (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Ai flinte pak natën. Në të shumtën e netëve rrinte zgjuar deri në sabah. Ai e agjëronte shumë. Atij nuk i kalonte agjërimi i tre ditëve në çdo muaj. Ai thonte se ky është agjërimi i epokës. Ai jepte sadeka dhe ndihmonte mjaft në fshehtësi. Këtë e bënte më tepër në netët e errëta. Kush thotë sa ai ka parë të ngjashëm me imam Rizain në këtë veprim mos e beso.” (Ujun Akhbar Ridha: vëll.2, f.184.)
3 – Ahmed Murafikij thotë: «Unë isha me Rizain (paqja qoftë mbi të!) në udhëtimin e tij për në Horasan (Iran). Një ditë shtroi një gosti dhe ftoi të gjithë dashamirësit e tij. Unë i thashë: U bëfsha kurban për ty, sikur ta ndaje gostinë për ata. Ai tha: Pusho, Allahu i Madhëruar është një, ymeti është një, babai është një dhe shpërblimi është me punë.” (Biharul Anuar: vëll.49. f.101.)
4 – Jasir Hadim dhe Nadir Hadim kanë thënë: Ebu Hasani (paqja qoftë mbi të!) na tha neve: “Nëse unë vij dhe ju jeni duke ngrënë mos u çoni derisa të mbaroni së ngrëni.” (Biharul Anuar: vëll.49, f.159.)
5 – El Visha ka transmetuar: Në ditë unë hyra tek Ali ibn Musa Rizai (paqja qoftë mbi të!) dhe në dorë kishte një ibrik të cilin e kishte mbush me ujë për të marrë abdes.
Unë u afrova që t’i hedh ujë, por ai nuk pranoi. Ai më tha: Jo o Hasan: Unë i thashë.
Përse më ndalon të hedh ujë duarve tuaja, nuk të pëlqen të shpërblehem? Ai tha: Të shpërblehesh ti dhe të fajësohem unë? Unë i thashë: Si ka mundësi? Ai tha: A nuk e ke dëgjuar thënien e Allahut të madhëruar ku thotë: {Kush shpreson të takohet me Zotin e tij të punoi punë të mira dhe mos më bëjë shok në ibadedet e tij}. Unë po marr abdes për namaz dhe ky është ibadet. Unë nuk e pëlqej që në të marrë pjesë tjetër kush me mua.” (El Kafij: vëll.3, f.69.)
6- Me’muni i ka thënë Fadl ibn Sehlit dhe vëllait të tij: “Unë nuk njoh njeri më të virtytshëm në sipërfaqen e tokës se ky burrë -e kishte fjalën për imam Ali ibn Musa Rizain.” (El Irshad, vëll. 2, f. 261. A’lamul Uera bi a’lamuil huda, vëll. 2, f. 72. Mukatilu Talibijn, f. 375. El Fusulul Muhimmeh, vëll. 2, f. 1005.)
HADITHE NGA IMAM RIZAI (PAQJA QOFTË MBI TË!)
- Tri cilësitë më të mira të besimtarit
Imam Rizai (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Besimtari, nuk është besimtar i vërtetë,
nëse nuk ka tri cilësi: traditë nga Zoti i tij; traditë nga Profeti i tij; traditë nga Prijësi
(Imami) i tij. Për sa i përket traditës së Zotit të tij, është të mbulojë sekretin e vet; tradita
e Profetit të tij është, që të jetë tolerant dhe i butë me njerëzit dhe tradita e Prijësit
(Imamit) të tij është, që të jetë i durueshëm në kohë varfërie dhe ankthi”.
- Shpërblimi i veprave të mira në fshehtësi dhe dënimi i shfaqjes së veprave të
këqija
Imam Rizai (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Shpërblimi i atij që fsheh një vepër të mirë,
është i barabartë me shtatëdhjetë mirësi; përhapësi i një vepre të keqe është i
poshtëruar dhe për atë që fsheh një vepër të keqe, ka falje për të”.
- Besimi, devotshmëria dhe bindja
Imam Rizai (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Besimi (imani) është një shkallë më lart se
Islami; devotshmëria është një shkallë më lart se besimi dhe nuk u është dhënë bijve të
Ademit asgjë më e lartë se sa bindja”.
- E vërteta e të mbështeturit te Allahu
Imam Rizai (Paqja qoftë mbi të!) u pyet: “Cili është caku i mbështetjes (te Allahu)?” Ai
(Paqja qoftë mbi të!) tha: “Që të mos frikësohesh nga askush tjetër, përveç Allahut”.
- Të menduarit mirë për Allahun
Imam Rizai (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Mendo mirë për Allahun, sepse kush
mendon mirë për Allahun, edhe Ai mendon mirë për të. Kush është i kënaqur me
furnizimin e paktë, do t’i pranohet puna e paktë e tij. Kush është i kënaqur nga ushqimi i paktë hallall, atij do t’i lehtësohet ngarkesa, do t’i begatohet familja dhe Allahu do ta
bëjë të kuptueshëm për këtë jetë dhe për shërimin e saj dhe do ta nxjerrë atë prej saj të
shëndetshëm për në vendbanimin e paqes (Xheneti).”
Përfundim
Imam Ali Rida (a.s.) mbetet një simbol i dritës, urtësisë dhe qëndresës. Ai është zëri i së vërtetës që nuk u përkul përpara presioneve të pushtetit, por u ngrit si pishtar i dijes dhe drejtësisë. Jeta e tij është një thirrje për ne të gjithëve që të jetojmë me ndershmëri, devotshmëri dhe dashuri për Ehli Bejtin, si rruga më e sigurt drejt Allahut. Nëpërmjet trashëgimisë së tij shpirtërore, ai vazhdon të jetë një burim drite për të gjithë ata që kërkojnë udhëzim.
Allahu na mundësoftë të jemi në rrugën e Tij dhe në rrugën e të dashurve të Tij, të cilët sakrifikuan gjithçka për udhëzimin e njerëzve!
MA. Isra MERJA
