Allahu i Madhëruar në ajetin 32 të sures “Haxh” thotë:
{ذَٰلِكَ وَمَن يُعَظِّمْ شَعَٰٓئِرَ ٱللَّهِ فَإِنَّهَا مِن تَقْوَى ٱلْقُلُوبِ}
“…e kush madhëron shenjat (simbolet) e fesë së Allahut, tregon përkushtimin e zemrës së tij.” (Sure “Haxh”, ajeti 32)
Allahu i Madhëruar na mëson në këtë ajet se madhërimi i simboleve të Tij nuk është thjesht një akt i jashtëm, por lidhet me zemrën. Do të thotë që respekti, kujdesi dhe ndjenja e shenjtërisë për gjërat që lidhen me fenë janë shenjë e sinqeritetit ndaj Allahut.
Ajeti na mëson se veprat e jashtme (si madhërimi i shenjave) janë pasqyrim i gjendjes së brendshme të zemrës. Pra, besimtari duhet të ketë një zemër të përkushtuar, plot respekt e dashuri për fenë.
Në Islam ka simbole (شعائر) që lidhen me fenë, si Haxhi, Kurbanet, vendet e shenjta, muaji i shenjtë, Kuranin, xhamitë, etj. Allahu na urdhëron që t’i respektojmë dhe t’i ruajmë me nderim, sepse ato na afrojnë tek Ai.
Madhërimi i simboleve të Allahut është dëshmi që zemra është e pastër dhe e devotëshme.
Pra, nga ky ajet mësojmë që respekti dhe kujdesi ndaj simboleve dhe riteve fetare nuk janë vetëm traditë, por tregojnë besimin e thellë dhe lidhjen e zemrës me Allahun. Kjo e bën besimtarin më të vetëdijshëm dhe më të qëndrueshëm në rrugën e drejtë.
S’ka dyshim se imam Husejni është prej simboleve të Allahut, sepse ai jetoi dhe sakrifikoi gjithça për hir të Allahut dhe në Rrugën e Allahut.
Për 1386 vjet ndjekësit e medhhebit të Ehli Bejtit dhe dashamirësit e tyre vazhdojnë ta mbajnë të gjallë ndodhinë e Kerbelasë, në të cilën u vra dhe u masakrua nipi i profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij, imam Hysejni (Paqja qoftë mbi të!) së bashku me fëmijtë dhe shokët e tij besnikë, pikërisht në Ditën e Dhjetë të muajit të Shenjtë të Muharremit.
Në këtë ditë iu pre koka djalit të Fatime Zahrasë.
Në këtë ditë u morën robina vajzat e Fatime Zahrasë.
Në këtë ditë nuk u mëshirua as foshnja gjashtë muajshe nga tehu i shigjetës.
Në këtë ditë u sqarua se çfarë kuptimi të vërtetë ka fjala besnikëri.
Në këtë ditë u plotësua dëshira dhe urtësia e Allahut për vazhdimësinë e gjenenezës së pastër të Profetit Muhamed me qëndrimin gjallë të imam Zejnul Abidijnit, Ali i biri i imam Husejnit (Paqja qoftë mbi ata të dy!).
Për këtë, në çdo vit ndjekësit e Ehli Bejtit dhe dashamirësit e tyre mbajnë zi për dhjetë ditë me radhë duke filluar që në fillim të muajit Muharrem e deri në Ditën e Dhjetë, e cila kulmoi me tragjedinë dhe masakrën më barbare.
S’ka dyshim se Ashuraja dhe Matemi, kanë qenë prej faktorëve bazë të pranisë së Islamit në trojet tona nëpërgjithësi dhe në Shqipëri në veçanti, sidomos gjatëperiudhës së egër komuniste. Falë ndihmës së Allahut dhe përpjekjeve të dijetarëve, teologëve, baballarëve, shehlerëve dhe besimtarëve të devotshëm e të patundur në rrugën e Allahut, u bë e mundur që ne sot të kemi mirësinë e madhe të pranisë së dritës së Islamit dhe të Ehli Bejtit (paqja qoftëmbi ta!). Sado që u përpoq regjimi komunist ta shuajë dritën e fesë së Allahut, por nuk ia arriti qëllimit sepse Allahu i Madhëruar thotë në suren “Teube”, ajeti 32: “Ata dëshirojnë ta fikin dritën (fenë) e Allahut me gojën e tyre, por Allahu ka vendosur vetëm që ta përsosë dritën e Vet, edhe sikur mohuesit ta urrejnë këtë gjë.”
Kjo dritë do të vazhdojë të ndriçojë qiellin e trojeve tona,sepse ajo është drita e vërtetë, është drita e Allahut, i cili është drita e qiejve dhe e tokës.
Është detyra jonë që pishtarin e kësaj drite t’ua trashëgojmë brezave të ardhshëm, ashtu siç na e trashëguan brezat e shkuar. Duhet t’u sqarojmë atyre të vërtetën e saj nëpërmjet metodave dhe mënyrave të ndryshme të bazuara në dije, njohje, logjikë dhe arsye të drejtë dhe larg legjendave dhe risive. Një prej këtyre metodave është edhe ringjallja e kujtimit të imam Husejnit (Paqja qoftë mbi të!) dhe organizimi i tubimeve të zimbajtjes gjatë muajit Muharrem. Duhet t’u sqarojmë njerëzve të vërtetën e Ditës së Ashurasë. T’u sqarojmë se dita e Ashurasë nuk ka vetëm kuptimin e gatimit tradicional të Hashures e as atë të prerjes së ujit për dhjetë ditë me radhë, por, përveç këtyre, Dita e Ashurasë ka domethënie të madhe. Ajo është shkak i qëndrimit dhe i vazhdimësisë së Islamit të pastër që solli Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Imam Husejni (Paqja qoftë mbi të!), së bashku me dëshmorët e masakrës së Kerbelasë, vaditën me gjakun e tyre pemën e Islamit që brezat e ardhshëm të ushqehen me frutat e pastër të saj.
Shkolla e imam Husejnit na mëson se si të jemi krenarë, të pamposhtur, të sigurtë dhe të lumtur si në këtë jetë dhe në Jetën Tjetër. Shkolla e imam Hysejnit është vazhdimësi e shkollës së Profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).
ÇFARË NA MËSON ASHURAJA
Ashura-ja është e mbushur me mësime të shumta dhe që vlejnë për të gjithë njerëzit. Prej atyre mësimeve përmendim:
Së pari: Ashura-ja na mëson që të mos gjunjëzohemi para poshtërimit dhe nëpërkëmbjes. Imam Husejni (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “I largët është për ne poshtërimi”
Së dyti: Ashura-ja na mëson lirinë dhe krenarinë. Imam Husejni ka thënë: “O ju shiiat (ndjekësit) e familjes se Ebu Sufjanit nëse nuk keni fe, jini të lirë në dynjanë tuaj.”
Së treti: Ashura-ja na mëson se martirizimi dhe sakrifica në rrugën e Allahut janë lumturia e vërtetë. Ai ka thënë: “Unë nuk e shoh vekjen veçse lumturi.”
Së katërti: Ashura-ja na mëson se e drejta triumfon në çdo situatë dhe në çdo rrethanë. Allahu i Madhëruar thotë: Thuaj: “E vërteta erdhi, ndërsa e pavërteta u shkatërrua. Sigurisht, e pavërteta është e paracaktuar të zhduket” (Sure “Isra”, ajeti 81). Imam Hysejni u ngrit sepse e drejta nuk po zbatohej dhe e padrejta ishte përhapur në mesin e myslimanëve në atë kohë. Ai ka thënë: “A nuk po e shikoni të drejtën që nuk po zbatohet dhe të kotën që nuk po ndalohet prej saj?”
Së pesti: Ashura-ja na mëson se porta e pendimit është gjithmonë e hapur deri në momentin e fundit. Kjo u duk në sjelljen e tij me Hur ibn Jezijd Er Rijahij, i cili u pendua dhe iu bashkua imam Hysejnit.
Së gjashti: Ashura-ja na mëson besnikërinë. Sigurisht që këtë e mësojmë nga besnikëria e imam Hysejnit (paqja qoftë mbi të!)ndaj Mesazhit të Gjyshit të vet, Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Gjithashtu, besnikërinë e mësojmë edhe nga shokët e tij në fushën e betejës në Kerbela. Imam Hysejni (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Unë nuk kam parë më besnikë se shokët e mi.”
Së shtati: Ashura-ja na mëson rëndësinë e të urdhëruarit në të mirë dhe të ndaluarit nga e keqja. Imam Hysejni ka thënë: “Unë nuk kam dalë as si mosmirënjohës, as si arrogant, as si shkatërrues dhe as për të bërë padrejtësi. “Unë kam dalë për të kërkuar reformim në ummetin e gjyshit tim (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), për të urdhëruar në të mira dhe për të ndaluar nga të këqijat.”
Së teti: Ashura-ja na mëson rëndësinë e pjesëmarrjes së femrës në kryengritje. Kjo kuptohet më së miri në rolin e zonjës së madhe Zejneb, e bija e imam Aliut (paqja qoftë mbi të!) dhe tëfemrave të tjera nga fisi hashimit, të cilat ia çorrën maskën Jezidit dhe zgjuan ymetin islam nga gjumi i thellë i pavëmendshmërisë në të cilin kishte rënë. E madhja Zejneb i ka thënë Jezidit: “O Jezid. Përpiqu me sa të mundesh dhe intrigo sa të duash. Betohem në Allahun se ti kurrë nuk do ta fshish përmendjen tonë.” Të vërtetën ke thënë o bija e prijësit të besimtarëve. Përmendja juaj vazhdon dhe do të vazhdojë deri në fund të kësaj jete.
Së nënti: Ashura-ja na mëson që ta kundërshtojmë padrejtësinëdhe të padrejtët dhe kurrë të mos jemi në anë të tyre. Allahu iMadhëruar thotë: “Dhe mos anoni nga ata që bëjnë të këqija, përndryshe do t’ju përcëllojë Zjarri. Ju nuk do të keni mbrojtës tjetër përveç Allahut dhe nuk do të ndihmoheni.” (Sure “Hud”, ajeti 113).
Së dhjeti: Ashura-ja na mëson se ndihma dhe përkrahja e Allahut është me besimtarët e devotshëm e të sinqertë. Revolucioni i imam Hysejnit, nisur nga numri i luftëtarëve ishte humbës, mirëpo ai tronditi themelet e historisë dhe të perandorisë emevite. Beteja e imam Hysejnit (Paqja qoftë mbi të!) ishte i njëjtë me betejën e Bedrit, në të cilën numri i luftëtarëve mysliman ishte tre herë më i vogël se numri i jobesimtarëve dhe idhujtarëve mekas, mirëpo triumfi ishte i myslimanëve. Kjo tregon se çdo gjë që është për Allahun dhe në rrugën e Tij, aty gjendet ndihma dhe përkrahja e Allahut. Allahu i Madhëruar thotë: “O ju që keni besuar, nëse e ndihmoni Allahun, edhe Ai do t’ju ndihmojë dhe do t’ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja.” (Sure “Muhamed “ajeti 7.)
Ashura-ja e imam Husejnit (Paqja qoftë mbi të!) nuk duhet të kufizohet vetëm me anën historike, sepse ajo është revolucion dhe kryengritje që kishte për qëllim ndreqjen dhe reformimin, për këtë ajo ka vazhduar përgjatë shekujve dhe do të vazhdojë tëpërshkojë horizontet e të ardhmes.
Ashura-ja e imam Husejnit (Paqja qoftë mbi të!) nuk përfundoi pasditen e ditës së Dhjetë të muajit Muharrem të vitit 61 të hixhrit. Përkundrazi, ajo filloi në atë ditë. Ndodhia e dhimbshme e Kerbelasë ndryshoi drejtimin e historisë së myslimanëve duke u hapur atyre horizontet për të kundërshtuar padrejtësinë dhe tiraninë.
-Haxhi Shejkh, Vullnet Merja
