Profeti Muhamed (Paqja e bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Hyseni është prej meje dhe unë jam prej Hysenit. Allahu e do atë që e do Hysenin dhe ai është nip prej nipave.”.
Ky është Hyseni te Profeti Muhamed (Paqja e bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), vula e profetëve. Ky hadith gjendet në literaturat islame, sunite dhe shi’ite. Bazuar te kjo thënie dhe në thënie të tjera të Profetit Muhamed (Paqja e bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) për imam Hysenin (Paqja qoftë mbi të!), është detyrë e umetit islam, që ta dojë Husejnin dhe ta kujtojë tragjedinë e masakrës së Kerbelasë. Nëse ne jemi vërtet prej ndjekësve të Sunetit të Profetit Muhamed (Paqja e bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), atëherë duhet të ndjekim sunetin e tij.
Të hidhërohemi për vrasjen dhe masakrimin e nipit të tij, i cili dha gjithçka në rrugën e mbrojtjes së Islamit. Nuk duhet të jemi prej ndjekësve të sunetit të dinastisë emevite, e cila e shndërroi Ditën e Ashures në ditë feste e gëzimi, duke uruar njëri-tjetrin dhe e quajtën si triumf për gjyshërit e tyre që u vranë në Luftën e Bedrit nga dora e ushtrisë myslimane, nën udhëheqjen e Profetit Muhamed (Paqja e bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).
Është fatkeqësi të dëgjosh thëniet e Profetit Muhamed për pozitën e imam Husejnit dhe se Profeti është hidhëruar për vrasjen e tij, kur e lajmëroi Xhebraili (Paqja qoftë mbi të!) dhe të mos e zbatosh sunetin e Profetit Muhamed (Paqja e bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!).
Ligjëruesit flasin për agjërimin e kësaj dite dhe për mirësitë e saj. Gjithashtu, edhe nëpër rrjete të ndryshme sociale predikohet shumë agjërimi në ditën e Ashures. Aq shumë i mëshohet agjërimit të Ashures, saqë mund të mendohet se agjërimi në këtë ditë është më i mirë se agjërimi në muajin e Ramazanit. Ndërsa masakra e Kerbelasë, në të cilën u martirizua nipi i Profetit Muhamed (Paqja e bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe imami i myslimanëve, imam Husejni (Paqja qoftë mbi të!), përmendet shumë pak, ose përmendet kalimthi, ose nuk përmendet fare.
Bazuar në thëniet e Profetit të Islamit (Paqja e bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!) rreth imam Husejnit (Paqja qoftë mbi të!) themi se ai u përket të gjithë muslimanëve. Ai nuk është pronë e asnjë medh’hebi apo tarikati. Tragjedia e tij përfshin të gjithë myslimanët. Mos vallë jemi të përfshirë në thënien e Allahut, në suren “Bekare”, ajeti 85, e cila ka zbritur për bijtë e izraelit, që thotë:
{أَفَتُؤْمِنُونَ بِبَعْضِ الْكِتَابِ وَتَكْفُرُونَ بِبَعْضٍ فَمَا جَزَاءُ مَنْ يَفْعَلُ ذَلِكَ مِنْكُمْ إِلَّا خِزْيٌ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَيَوْمَ الْقِيَامَةِ}
Mos vallë, një pjesë të Librit (Teuratit) e besoni, kurse pjesën tjetër e mohoni?! Cilido prej jush që vepron kështu, do të ndëshkohet me poshtërim në këtë jetë, ndërsa në Ditën e Kiametit do të dërgohet në dënimin më të ashpër. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprimeve tuaja.” (Larg qoftë!)
A nuk na urdhëron Allahu në ajetin 8 të sures “Hashr” e na thotë:
…}وَمَآ ءَاتَىٰكُمُ ٱلرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَىٰكُمْ عَنْهُ فَٱنتَهُواْ ۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ ۖ إِنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلْعِقَابِ {
“…Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj. Frikësojuni Allahut, sepse Allahu, dënon vërtet ashpër.”
A nuk duhet t’i marrim thëniet e Profetit për imam Husejnit? A nuk na porosit Profeti ynë që ta duam imam Husejnin? A nuk u hidhërua Profeti ynë I dashur kur e lajmëroi Xhibrili besnik për vrasjen e tij? përderisa ççshtja është e tillë, atëherë përse duhet të gëzohemi në këtë ditë? Përse propagandojmë të kundërtën e asaj që ka bërë Profeti ynë i dashur?
Të gjithë ne e lexojmë ajetin 133 të sures “Ali Imran”, Allahu i Madhëruar thotë:
{وَسَارِعُوٓاْ إِلَىٰ مَغْفِرَةٍۢ مِّن رَّبِّكُمْ وَجَنَّةٍ عَرْضُهَا ٱلسَّمَٰوَٰتُ وَٱلْأَرْضُ أُعِدَّتْ لِلْمُتَّقِينَ{
“Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit.”
A nuk është respektimi i simboleve të Allahut prej përkushtimit të zemrave, siççthotë ajeti 32 në suren “Haxh”:
}ذَٰلِكَ وَمَن يُعَظِّمْ شَعَٰٓئِرَ ٱللَّهِ فَإِنَّهَا مِن تَقْوَى ٱلْقُلُوبِ{
Po, kështu është! Ndërsa kush madhëron shenjat e fesë së Allahut, tregon përkushtimin e zemrës së tij.
A nuk është imam Husejni prej simboleve të Allahut? Sigurisht që po.
A nuk është imam Husejni së bashku me vëllanë e tij imam Hasanin, zotërinjtë e të rinjve të Xhennetit, siç ka thënë Profeti Muhamed (Paqja e bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!): “Hasani dhe Hyseni janë zotërinjtë e të rinjve të banorëve të Xhennetit”. Vallë, a jemi përgatitur, që të takohemi me zotërinë e të rinjve të banorëve të Xhennetit, imam Husejnin?
Për këtë,
{فَاعْتَبِرُوا يَا أُولِي الْأَبْصَارِ}
“…Prandaj, mësoni nga kjo, o ju largpamës!”
Pa dyshim, imam Husejni është simbol i unitetit islam. Ai është një figurë qendrore në historinë islame dhe gëzon vlerësim të madh tek të gjithë myslimanët, pavarësisht nga shkollat e tyre fetare. Kryengritja e tij në Kerbela është frymëzuese për të gjithë ata.
Imam Husejni është simbol i unitetit islam, sepse ai i bashkon myslimanët mbi parimet e sakrificës, drejtësisë dhe refuzimit të padrejtësisë, që janë vlera të përbashkëta për të gjithë myslimanët.
Sakrifikimi i imam Huseinit, i familjes dhe i shokëve së tij në Kerbela ishte një sakrificë për të vërtetën dhe drejtësinë, që janë vlera të larta mbi të cilat bien dakord të gjithë myslimanët, pavarësisht nga shkolla fetare që ndjekin.
Përkujtimi i Ashurasë, dita a martirizimit të imam Husejnit, është çështje islame që i bashkon myslimanët, pavarësisht shkollave të ndryshme fetare, edhe pse mënyrat e përkujtimit ndryshojnë.
Imam Husejni është simbol i rezistencës ndaj padrejtësisë dhe devijimit, dhe kjo e bën atë një shembull për myslimanët në përballjen me sfidat që i kanosen umetit islam.
Mesazhi i imam Huseinit i tejkalon kufijtë sektarë dhe arrin tek të gjithë myslimanët, të cilët e konsiderojnë atë si simbol të Islamit të pastër të Muhamedit (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij).
Kushdo që e studion me maturi dhe me gjakftohtësi ndodhinë e dhimbshme të Kerbelasë, do të mësojë, se:
Imam Husejni (Paqja qoftë mbi të!) është simbol i bashkimit;
Imam Husejni (Paqja qoftë mbi të!) është simbol i vëllazërimit;
Imam Hyseni (Paqja qoftë mbi të!) është simbol i humanizmit;
Imam Husejni (Paqja qoftë mbi të!) është simbol i unitetit.
Imam Husejni (Paqja qoftë mbi të!) është simbol i sakrificws.
Imam Husejni (Paqja qoftë mbi të!) është simbol i krenarisw.
Nuk është e drejtë që kujtimi i imam Husejnit të mbetet i gjallë vetëm te një pjesë e muslimanëve, ndërsa të tjerët të privohen nga dhuntitë dhe frytet e tij. Patjetër që duhet të gjallërohet ky kujtim në nivel të përgjithshëm në islam. Atëherë imam Husejni do të bëhet një mjet për “afrim” madje për bashkimin e ndjenjave, mendimeve, shqetësimeve dhe aspiratave të umetit.
Dhe ne, me këtë rast, duke u nisur nga parimi i “afrimit” dhe nga kujdesi për unitetin e muslimanëve, si dhe nga ndjenja e thellë për nevojën e ngutshme për të gjallëruar frymën e dinjitetit dhe të krenarisë në shpirtrat e muslimanëve, bëjmë thirrje:
Së pari: Të gjallërohet kujtimi i imam Husejnit në ndërgjegjen e muslimanëve, sepse ai është dëshmori drejt të cilit priren zemrat, lidhen ndjenjat dhe fryma e xhelozisë dhe e flijimit ndizet për kujtimin e tij. Në këtë janë të barabartë si ata që e duan Ehli Bejtin ashtu edhe ata që nuk janë prej tyre nga muslimanët, madje edhe shumë prej jomuslimanëve.
Së dyti: U bëjmë thirrje ithtarëve të Ehli Bejtit të të Dërguarit të Allahut (Paqja qoftë mbi të!) që t’i kundërvihen çdo kujt që dëshiron t’i bëjë keq kësaj ngjarjeje madhështore në emër të “gjallërimit të riteve”! Ata që veprojnë në mënyrë që nuk e pëlqen Allahu, as i Dërguari i Tij dhe as Husejni, dhe që ndjekin një plan të arrogancës që synon të njollosë imazhin e Islamit dhe të njollosë një nga më të mëdhatë rituale që mund ta bashkojë, ta unifikojë dhe ta ngrejë umetin në nivelin e objektivave të Husejn ibn Aliut (Paqja qoftë mbi të!)
Dashuria për Husejnin na bashkon
Paqja qoftë mbi imam Husejnin (Paqja qoftë mbi të!), mbi fëmijët e tij dhe mbi shokët e tij!
-Haxhi Shejkh, Vullnet Merja
