Historia islame, që nga fillimi i shpalljes profetike, ka qenë dëshmitare e shumë raundeve të konfliktit. Të parat prej tyre ishin betejat që i zhvilloi i Dërguari i Allahut (Paqja e bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familje e tij!) kundër politeistëve dhe hebrenjve, të cilët refuzuan të pranonin fenë e Allahut dhe mesazhin e Tij. Pastaj erdhën betejat që i zhvilloi Prijësi i besimtarëve, Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!), kundër forcave të shtrembërimit, të udhëhequra nga Muavija, në Sham (Siri), i cili i interpretonte dispozitat islame në një drejtim të kundërt me atë që ishte dashur, duke i shtrembëruar hadithet e Profetit Muhamed (Paqja e bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familje e tij!) dhe rrëfimet islame, në favor të Benu Umejes dhe qendrës së tyre të pushtetit.

Ngjarjet e Ashures, sipas këndvështrimit të Sejid Ali Khameneit