Mendoni me gjakftohtësi dhe me mendje të kthjellët, larg fanatizmit verbues: Po sikur nëna juaj, motra juaj, bashkëshortja juaj, vajza juaj të ishin të lidhura me zinxhirë hekuri dhe të ecnin natë e ditë në këmbë nga Iraku në Sham, në ditën e nxehtë dhe në natën e errët dhe ato janë të etura? Cili do ishte qëndrimi juaj? Si do ndiheshit? Sigurisht që do të pikëlloheshit e do të irritoheshit.
Vallë, a nuk keni dhembshuri për vajzat e të dërguarit të Allahut, Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), për të cilin ju thoni në namazin tuaj, kur e ngreni gishtin përpjetë: Dëshmoj se nuk zot tjetër përveç Allahut dhe Muhamedi është i Dërguari i tij, dhe, gjithashtu, thoni: O Allah Bekoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit?! Ju e dini mirë se namazi juaj nuk është i saktë veçse me dërgimin e salavatit për Profetin Muhamed dhe familjen e Profetit Muahmed.
A nuk keni dhembshuri në vetat tuaja? A nuk keni nder? A nuk keni besim? A nuk ke mëshirë? A nuk keni ndjeshmëri njerëzre ndaj këtyre njerëzve të pastër? Si do t’i përgjigjeni Allahut në Ditën e Ringjalljes kur t’ju pyesë përse e mbrojtët Jezidin, i cili e filloi pushtetin e tij me vrasjen e Husejnit dhe e mbylli me ndodhinë e El Harretu në Mendinen e Ndritur?! Si do t’i përgjigjeni kur t’ju pyesë përse e mbrojtët beni ummejen?! Si do të dilni para Profetit Muhamed dhe t’i thoni: O Resulullah bëj ndërmjetësim për ne?!
Allahu na ka nderuar ndër të gjitha krijesat me mirësinë e intelektit (el aklu) për të dalluar të mirën nga e keqja, të bukurën nga e shëmtuara, të vërtetën nga e pavërteta dhe të drejtën nga e padrejta. Duhet që ta vëmë në punë intelektin tonë në këtë jetë.
إِنَّ شَرَّ الدَّوَابِّ عِندَ اللَّهِ الصُّمُّ الْبُكْمُ الَّذِينَ لَا يَعْقِلُونَ
“Krijesat më të këqija para Allahut janë ato që janë shurdhe dhe memece (ndaj së vërtetës) e që nuk arsyetojnë.” (Sure “Enfal”, ajeti 22.)
Sibt Ibn El Xheuzij El Hanbelij mbajti një hutbe në ditën e Ashurasë dhe tha: ‘Mjerë për atë që ndërmjetësuesit e tij do të jenë kundërshtarët e tij, dhe suri (buria) do të fryhet për ringjalljen e krijesave.’
S’ka dyshim se në Ditën e Kiametit do të vijë Fatimja, me këmishën e saj të njollosur me gjakun e Husejnit. Pastaj zbriti nga minberi ndërsa po qante, dhe u ngjit në medresenë Salihije, duke vazhduar të qajë. (Këtë e ka përmendur Ibn Kethiri në El Bidaje Un Nihaje)
Dashuria për imam Husejnin na bashkon
