Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit Falënderimet i takojnë Allahut të Madhëruar. Paqja e bekimi i Allahut qoftë mbi Profetin Muhamed, mbi familjen e tij të pastër dhe mbi shokët e tij të zgjedhur! I Dërguari i Allahut, vula e profetëve, Profeti Muhamed (Paqja e bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), dhe Ehli Bejti i tij i pastër (Paqja qoftë mbi ta!), na kanë lënë një trashëgimi madhështore, -thëniet e tyre të bekuara, të për etikën e sjelljes cilat përfshijnë gjithë jetën e njeriut. Nëse njeriu interesohet për ato thënie, i lexon, i kupton dhe i zbaton në jetën e tij të përditshme, do të arrijë në përfundimin bindës se ato i sigurojnë atij lumturinë në të dyja jetët. Profeti Muhamed dhe Ehli Bejti i tij na nxisin që t’i mësojmë përmendsh hadithet e tyre, me qëllim që të bëhen pjesë e kulturës dhe e edukatës sonë dhe, kështu, të afrohemi tek Allahu i Madhëruar. Dhe kjo gjë ka shumë dobi për besimtarin në Jetën Tjetër. Në një hadith të ardhur nga Imam Sadiku (Paqja qoftë mbi të!), thuhet: “Ai që mëson përmendsh dyzet hadithe, Allahu do ta ringjallë në Ditën e Ringjalljes të ditur dhe jurist (fakih)”. Duke e çmuar fotrt këtë pasuri të trashëguar nga Profeti Muhamed dhe Ehli Bejti, shoqata “Flladi” ka përzgjedhur, tubuar dhe përkthyer në gjuhën shqipe.
