Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve! Paqja e bekimi qoftë mbi më të nderuarin e krijesave të Allahut, Muhamedin e zgjedhur dhe mbi familjen e tij të pastër! Me rastin e ditëlindjes së të Dërguarit të Allahut dhe javës së unitetit, të shpallur nga Imam Sejid Ali Khamenei (Allahu e ruajttë!), ne i paraqesim lexuesit të dashur këtë broshurë, që përcjell disa nga cilësitë e të Dërguarit të Allahut (Paqja e bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!), të cilat kanë një dimension shoqëror, në mënyrë që dashamirët ta njohin atë, të ecin në rrugën e tij dhe çdo mysliman që ka besuar në të, madje çdo njeri që udhëhiqet Ky është i Dërguari i Allahut  nga një natyrë e pastër dhe një ndërgjegje e shëndoshë, të përfitojë nga morali i tij. Gjithashtu, sjellim fjalët e disa mendimtarëve perëndimorë e lindorë, të cilët e kanë parë me drejtësi këtë personalitet të madh, të Dërguarin e mëshirës, Profetin Muhamed (Paqja e bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij!). Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve!

Shoqata kulturore “Dija islame”

Ky është i Dërguari i Allahut