Islami përbën një sistem të plotë për jetën, në të gjitha dimensionet dhe kërkesat e tij, duke synuar ndërtimin e shoqërisë njerëzore, shembullore dhe të përsosur, që arrin shkallët më të larta të zhvillimit. Prandaj, thirrja për njeriun është që të njohë vetveten dhe botën, ngaqë kjo njohje ka ndikim në të gjitha aspektet e jetës së tij, dhe si pasojë ndërtohet një sistem i shëndoshë njohjeje, në dritën e mësimeve të Islamit, i mbështetur në Kur’an dhe në Sunetin e ndritur profetik; sepse sistemi mendimor i njeriut është themeli dhe mbështetja ku kthehen veprat dhe qëndrimet e tij.
