Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit Falënderimet i takojnë Allahut të
Madhëruar. Paqja e bekimi i Allahut qoftë mbi Profetin Muhamed, mbi familjen e tij të pastër dhe mbi shokët e tij të zgjedhur! Nuk ka asnjë dyshim që Islami e thekson dhe e rekomandon dijen, në një mënyrë të tillë që nuk e gjejmë te ndonjë temë tjetër. Në librat më të vjetër islamë të shkruar, gjejmë se nxitja për të kërkuar dijen vjen si një detyrim, ashtu si detyrimet e tjera, si: namazi, agjërimi, Haxhi, xhihadi, urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja.
