Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit Falënderimet i takojnë Allahut të
Madhëruar. Paqja e bekimi i Allahut qoftë mbi Profetin Muhamed, mbi familjen e tij të pastër dhe mbi shokët e tij të zgjedhur! Në botëkuptimin islam, “devotshmëria” (tekvaja) është kulmi i
virtyteve dhe matësi i vlerave njerëzore. rreth devotshmërisë. Fjala “devotshmëri”, në gjuhën arabe, do të thotë “tekva”, vjen nga rrënja “ی ق و) “ua-ka-ja), e cila rrjedh nga fjala “el Uikajetu” që ka kuptimin e ruajtjes dhe të mbrojtjes. Me fjalë të tjera: është aparat i brendshëm që e mbron njeriun prej tiranisë së epsheve.
