I Dërguari i Allahut, vula e profetëve, Profeti Muhamed (Paqja e bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi
familjen e tij!) dhe Ehli Bejti i tij i pastër (Paqja qoftë mbi ta!), na kanë lënë një trashëgimi madhështore, thëniet e tyre të bekuara, të cilat përfshijnë gjithë jetën e njeriut. Nëse njeriu interesohet për ato thënie, i lexon, i kupton dhe i zbaton në jetën e tij të përditshme, do të arrijë në përfundimin bindës se ato i sigurojnë atij lumturinë në të dyja jetët.
