Ne themi atë që Allahu i Madhëruar ka thënë për Ali ibn Ebi Talibin në ajetin e Tebligut, në ajetin e Mubahales, në ajetin e vilajetit, në ajetin e dhurimit të unazës gjatë rukusë, në ajetin e Pastrimit, si dhe në Hadithin e Kisasë… dhe në treqind ajete të tjera nga Libri i Allahut të Madhëruar.

Këtu do të disa thënie të profetit Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) për imam Aliun (Paqja qoftë mbi të!).

1- Profeti (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë “Titulli i librit (veprave) së besimtarit është dashuria për Aliun.” (El Menakib” i Ali Ali ibn Muhamed Ibn El Magazilij, f. 243; “Tarikh Bagdad” i El Khatijb El Bagdadi, vëll. 4, f. 410; “El Xhami‘u” i Xhelaludijn Es Sujuti, vëll 2, 145; Jenabi‘ul Meveddeti”, f. 126.

2- Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Nuk ka shpatë tjetër përveç Dhulfikarit, dhe nuk ka trim tjetër përveç Aliut.” (“Mustedrek Es Sahihejn”, i El Hakim En Nishaburij vëll. 2, f. 385; Sunenul Bejhekij”, i El Bejhakij, vëll. 3, f. 376; Ibn El Megazili, f. 197; Muhamed ibn Xherijr Et Tabarij, vëll. 2, f. 514; “Err Rijadu En Nedhiretu”, vëll. 2, f. 190.)

3- Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Mbajtësi i flamurit tim në këtë botë dhe në Botën Tjetër është Aliu.” (“Kenzul Ummal”, vëll. 6, f. 122; Taberiu, vëll. 2, f. 201; El Khaurizmi f. 250; “El Fedail” i Ahmed ibn Hanbel f. 253; Ibn El Megazili, vëll. 42, f. 200.)

4- Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Zoti im më urdhëroi të mbyll të gjitha dyert, përveç derës së Aliut.” (“El Khasais” i Ahmed ibn Shu’ajb En Nisa’i f. 13; “Mustedrek Es Sahihejn”, vëll. 3, f. 125; ET Tirmidhij, vëll. 13, f.173;  Bejheki, vëll. 7, f. 65; “Jenabi‘ul Meveddeti”, f. 282; “Musned Ahmed”, vëll. 4, f. 369; Ibn El Megazilij, vëll. 245; “Jenabi‘ul Meveddeti, f. 126.)

5- Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Të vërtetët (siddikët) janë tre: besimtari i familjes së Jasinit, besimtari i Faraonit, dhe më i miri prej tyre është Aliu.” (“El Menakib”, i Ahmedit f. 194 dhe 239; “Kenzul Ummal”, vëll. 5, f. 31; “El Xhami‘u”, i Sujutit, vëll. 2, f. 83; Ibn El Megazilij, f. 245; “Jenabi‘ul-Meveddeti”, f. 126.)

6- Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Kush dëshiron të jetojë jetën time dhe të vdesë vdekjen time, le ta marrë për kujdestar (udhëheqës) pas meje Ali ibn Ebi Talibin.” (“Musned Ahmed”, vëll. 5, f. 94; “Mustedrek Es Sahihejn”, vëll. 3, f. 128; “Kenzul Ummali”, vëll. 6, f. 217; Et Tabaranji.)

7- Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Ditën e Kiametit një thirrës do të thërrasë: ‘O Muhamed! Sa baba i mirë është babai yt, Ibrahini dhe sa vëlla i mirë është Aliu.’” (“El Fedail”, i Ahmedit, f. 253; Ibn El Megazilij, f. 67; Khauarizmij, f. 83; “Err Rrijadu En Nedhirtu”, vëll. 2, f.  201.)

8- Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Çdo profet ka një trashëgimtar dhe kujdestar; ndërsa trashëgimtari dhe kujdestari im është Ali ibn Ebi Talibi.” (“Kenzul Ummali”, vëll. 6, f. 158; “Tarijkh Bagdad”, i Khatijb El Bagdadij, vëll. 11, f.173; “Sheuahidu Et Tenzil”, vëll. 2, 223; “Jenabi‘ul Meveddeti”, f. 94.)

9- Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “O Allah! Mos më merr shpirtin derisa të më tregosh fytyrën e Aliut.” (“Err Rrijadu En Nedhiretu”, vëll. 2, f. 201; “El Fedail” i Ahmedit, f. 253; Ibn El Megazilij, f. 67; Khauarizmi, f. 83.)

10- Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Unë dhe Aliu jemi krijuar nga një pemë e vetme.” (Tirmidhij, vëll. 13, f. 178; Ibn El Megazilij, f. 122; “Usdul Gabeti”, vëll. 4, f. 26; “Err Rrijadu En Nedhiretu”, vëll. 2, f. 216.)

11- Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Më i dituri i umetit tim pas meje është Aliu.” (“Menakibul Imam Ali ibn Ebi Talib” i Ibn El Megazilij Esh Shafi‘ij.)

12- Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Zbukurojini tubimet tuaja me përmendjen e Ali ibn Ebi Talibit.” ( “Mustedrek Es Sahihejn”, vëll. 3, f. 109; “Musned Ahmed”, vëll. 4, f. 368, vëll. 5, f. 419; “El Khasais” i En Nisaij, vëll. 9, f. 24; Ibn El Megazilij, f. 16; “El Menakib” i Khauarizmit, f. 94; “Tarijkhu Bagdad”, vëll. 8, f. 290;  “Jenabi‘ Meuedde”.)

13- Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Më i drejti në gjykim (më i afti për të gjykuar) në mesin e umetit tim është Aliu.” (Ibn El Megazili, f. 70; “Erxhahul Metalib”, f. 544.)

14- Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Unë jam paralajmëruesi, ndërsa udhëzuesi pas meje është Aliu.” (“Musned Ahmed”, vëll. 1, f. 151, vëll. 3, f. 213; Tirmidhi, vëll. 2, f. 135;  “El Khasais” i Nisaiut, f. 20; “Kenzul Ummal”,  vëll. 1, f. 247; Ibn El Megazilij, f. 222.)

15- Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Dashuria për Aliun është shpëtim nga Zjarri (i Xhehenemit).” (“Mustedrek Es Sahihejn”, vëll. 2, f. 241; “Tarikjh Bagdad”, vëll. 6, f. 85; Khauarizmi, f. 86; Ibn El Megazilij, f. 90.)

16. Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Kushdo që më ka mua udhwheqës, edhe Aliu është udhëheqësi i tij.” (Hadithi i njohur i Gadirit. “Mustedrek Es Sahihejn”, vëll. 3, f. 129; “Kenzul Ummal”, vëll. 6, f. 157; Dejlemij.

17- Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Nuk do të kishte të barabartë për Fatimenë sikur Allahu të mos kishte krijuar Aliun.” (“Hiljetul Eulija”, vëll.1, f. 34; “Err Rrijad En Nedhira”, vëll. 2, f.177; Ibn El Megazilij, f. 242; Khauarizmi, f. 42; “Jenabi‘ul Meuedde”, f. 112.)

18- Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Unë e porosis këdo që më beson dhe më vërteton, me vilajetin (udhëheqjen) e Ali ibn Ebi Talibit.” (“El Xhami‘u” i Sujutit, vëll. 1, f. 230; “Err Rrijadu En Nedhira”, vëll. 2, f.168; “Tarijkh Bagdad” , vëll. 1, f. 316; Ibn El Megazilij, f. 49; “Jenabi‘ul Meuedde” 266.)

19- Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “I pari prej jush që do të vijë tek Haudi (Burimi) është ai që ishte i pari që pranoi Islamin, dhe ai është Aliu.” (“Kenzul Ummal”, vëll. 6, f. 154; Taberani, vëll. 5, f. 32; “Err Rirjadu En Nedhira”, vëll. 1, f.165; “Dhakha’irul Ukba”, f. 65; Ibn El Megazilij, f. 230.)

20- Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Askush nuk do të kalojë mbi Siratin pa pasur dëshmi për vilajetin e Aliut .” (Ibn El Megazili, f. 15; “El Isti‘ab”, vëll. 2, f. 457.)

21- Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Nga ana ime nuk e përcjell (mesazhin) askush përveç Aliut.” (Ibn El Megazilij, f. 119 dhe 242; “Err Rrijad En Nedhira”, vëll. 2, f.177; “Jenabi‘ul Meuedde”, f. 112, 419; Khauarizmi, f. 253.)

22- Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!)  ka thënë: “Më i mjeri ndër të parët dhe të fundit është vrasësi i Aliut.” (“Mustedrek Es Sahihejn”, vëll. 3, f. 141; “Musned Ahmed”, vëll. 4, f.263; “El Khasais” i Nisaiut, f. 39; Taberiu, vëll. 2/‘, f. 408; “Kenzul Ummal”, vëll. 5, f. 58.)

23- Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Tuba është një pemë në Xhenet; rrënja e saj është në shtëpinë e Ali ibn Ebi Talibit ndërsa degët e saj janë mbi të (Aliun).” (“Mustedrek Es Sahihejn”, vëll. 3, f. 109; “Musned Ahmed”, vëll. 4, f. 370; “El Khasais” i Nisaiut, f. 25; Tirmidhi;  Taberani.)

24. Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Aliu (paqja qoftë mbi të) është ndarësi (dalluesi) midis së vërtetës dhe së pavërtetës.” (“Mustedrek Es Sahihejn”, vëll. 3, f.132; “Musned Ahmed”, vëll. 1, f.331;  “Jenabi‘ul Meuedde”, f.  92.)

25. Profeti (paqja dhe bekimet qofshin mbi të dhe familjen e tij) ka thënë: “Aliu është Sidiku më i madh (më i sinqerti).”

Kjo do të thotë se ky është një titull i veçantë për Imam Aliun, i dhënë nga Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), i cili më pas iu atribua padrejtësisht dikujt tjetër. (Bejhekij, vëll. 4, f. 53; “Kenzul Ummal”, vëll. 7, f. 176;  “El Xhami‘u”, i Sujutit, vëll. 2, f. 276;  Ibn El Megazilij, f. 93.?

26. Profeti Muhamed (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Dora e Aliut dhe dora ime janë të barabarta në drejtësi.” (“Mustedrek Es Sahihejn”, vëll. 3, f. 14; Taberiu, vëll. 2, f. 272; Tirmidhij, vëll. 2, f. 299; Ibn El Megazilij, f. 37; “Jenabi‘ul Meuedde”, f. 57.

Marrë: nga: https://annabaa.org/arabic/ahlalbayt/12893