{وإذ قال إبراهيمُ ربِّ اجْعلْ هذا البلدَ آمناً واجْنُبْني وبنِيَّ أَنْ نعْبُدَاْلأَصْنام}.

“Dhe kur Ibrahimi tha: “O Zoti im, bëje këtë qytet të sigurt dhe më largo mua dhe bijtë e mi nga adhurimi i idhujve.”Është folur shpesh për Haxhin Ibrahimian në ligjëratat dhe intervistat që janë mbajtur lidhur me haxhin, por rrallëherë është dhënë një përkufizim i saktë për këtë haxh dhe është dhënë përgjigje për pyetjen: Çfarë është Haxhi Ibrahimian?Dhe cili është dallimi i tij nga haxhi jo-ibrahimian?Prandaj, është shumë e përshtatshme që kjo temë e rëndësishme të jetë boshti i bisedës sonë në këtë seminar të haxhit, i cili mbahet pranë varrit të Imamit tonë të dashur. Sepse çdo gjë që ka populli dhe çdo arritje që Revolucioni Islamik i ka sjellë atij, janë prej begative të kësaj pranie të pastër.Natyrisht, unë nuk besoj se do të mund ta përfundoj këtë temë të gjerë në këtë fjalë, por shpresoj që të flas për të më gjerësisht në raste të tjera.Çfarë është Haxhi Ibrahimian?

Haxhi Ibrahimian është ai haxh që e ka ligjëruar Allahu i Madhëruar dhe për të cilin urdhëroi që Profeti Ibrahim ta shpallte mes njerëzve:{وَأَذِّن فِي النَّاسِ بِالْحَجِّ}“Dhe thirr njerëzit për haxh.”Më pas, Profeti Muhamed në kohën e tij ia ripërtëriu shpirtin dhe gjallërinë këtij haxhi. Mirëpo, nuk kaloi shumë kohë pas ndërrimit të jetës së tij dhe ai, për fat të keq, ra në harresë. Muslimanët e brezave të parë nuk arritën ta vazhdonin atë në shoqërinë islame, derisa pas katërmbëdhjetë shekujsh, në shoqërinë tonë iraniane, e ringjalli një njeri nga pasardhja e pastër e Ibrahimit dhe Muhamedit (Paqja qoftë mbi mbi të!). Dhe ne i lutemi Allahut të Madhëruar që të na japë sukses ta kryejmë haxhin ashtu siç na e ka përshkruar Imami ynë i dashur.Imami (imam Khomeini), herë e quante haxhin e vërtetë “Haxh Ibrahimian”, e herë tjetër “Haxh Ibrahimian Muhamedan”, në përballje me haxhin jo-ibrahimian.Përshkrimi më i përshtatshëm për këtë lloj të dytë të haxhit në këtë periudhë të historisë islame është “haxhi amerikan”, sepse përkrahësit e Islamit amerikan janë ata që e promovojnë atë. Ky haxh përmban vetëm formën e jashtme të riteve, pa ndonjë përmbajtje të dobishme. Madje, ai e dëmton Islamin dhe shoqërinë islame, sepse vihet në shërbim të qëllimeve të armiqve të Islamit dhe të armiqve të Haxhit Ibrahimian.Ruhullah Khomeini besonte se Haxhi Ibrahimian ndryshon rrënjësisht nga haxhi amerikan, si nga aspekti filozofik, ashtu edhe nga përmbajtja, si dhe nga vetë haxhinjtë dhe ata që administrojnë çështjet e haxhit.Atëherë, cila është filozofia e haxhit sipas Imamit? Çfarë duhet të jetë përmbajtja e haxhit? Si duhet të jenë mendimi dhe sjellja praktike e përgjegjësve të haxhit?Si duhet të veprojnë haxhinjtë në Shtëpinë e Allahut, nëse dëshirojnë ta kryejnë haxhin në formën e tij të vërtetë ibrahimiane?Pikëpamjet e Imamit për këto tema i kam nxjerrë nga thirrjet, fjalimet dhe deklaratat që ai lëshonte me këtë rast. Ato do t’ua paraqes juve. Gjithashtu, u rekomandoj të gjithë haxhinjve, e veçanërisht vëllezërve dijetarë të fesë, që t’i lexojnë thirrjet dhe deklaratat e Imamit mbi këtë temë, të cilat janë botuar në dy vëllime.Filozofia e haxhit amerikan:Filozofia e haxhit amerikan përmblidhet në atë se ai nuk është gjë tjetër veçse një vizitë argëtuese dhe turistike. Sipas shprehjes së Ruhullah Khomeinit, haxhi amerikan nuk del përtej një udhëtimi zbavitës për të parë Kiblen dhe Medinën, si dhe përsëritjen e një vargu fjalësh të zbrazëta nga kuptimi dhe kryerjen e një sërë lëvizjesh pa përmbajtje.Haxhiu nuk e di pse sillet rreth Qabes, pse bën sa’jin mes Safas dhe Merves.Ai nuk e kupton pse vesh ihramin, dhe cila është filozofia e gjuajtjes së xhemarateve dhe therjes së kurbanit.Në haxhin amerikan nuk ekziston asnjë lidhje ndërmjet haxhit dhe kërkimit të përgjigjeve për pyetjet: Si duhet të jetë jeta? Cila është rruga e luftës dhe përpjekjes? Si mund t’i bëhet ballë botës kapitaliste?Në këndvështrimin e haxhit amerikan nuk ka lidhje mes haxhit dhe mënyrës se si muslimanët dhe të shtypurit e botës islame duhet t’i fitojnë të drejtat e tyre dhe t’ua marrin ato zullumqarëve dhe grabitqarëve.Nuk ka lidhje mes haxhit dhe domosdoshmërisë që muslimanët të paraqiten në botë si një fuqi e madhe.Nuk ka lidhje mes haxhit dhe mënyrës së sjelljes së muslimanëve ndaj regjimeve servile.Ky është interpretimi i Imamit për haxhin amerikan.Po ashtu, nuk ka lidhje mes haxhit amerikan dhe ndjekjes nga ana e haxhiut të vuajtjeve të muslimanëve palestinezë nën duart e regjimit uzurpues të Kudsit.Gjithashtu, në haxhin amerikan nuk ka lidhje me çështjen më të rëndësishme që po përjeton sot bota islame, përkatësisht lëvizjet e dyshimta të udhëheqësve të vendeve islame për të vendosur marrëdhënie me regjimin pushtues të Kudsit dhe për të justifikuar të ashtuquajturat konferenca paqeje, ndërkohë që muslimanët palestinezë dhe libanezë po përballen këto ditë me presionet më të rënda.Po ashtu, nuk ka lidhje mes haxhit dhe vuajtjeve që përjetojnë muslimanët dhe të shtypurit në Afrikë dhe Afganistan.Ky është haxhi amerikan.Filozofia e Haxhit Ibrahimian:Ruhullah Khomeini e ka shpjeguar filozofinë e Haxhit Ibrahimian në një mënyrë të bukur dhe tërheqëse. Këto janë disa pjesë nga fjalët e këtij personaliteti të madh në sqarimin e filozofisë së Haxhit Ibrahimian:Sipas pikëpamjes së Imamit, haxhi është:‘Shfaqje dhe përsëritje e të gjitha skenave të krijimtarisë së dashurisë në jetën e njeriut dhe të shoqërisë së përkryer në këtë botë.’Kjo është fjalia më përmbledhëse dhe shprehja më e mirë përmes së cilës mund të sqarohet filozofia e Haxhit Ibrahimian, sepse haxhi është manifestim i çdo skene të kësaj krijimtarie: manifestim i xhihadit, altruizmit, sakrificës, guximit, fisnikërisë, unitetit, përkujtimit të Allahut, lidhjes me Të dhe takimit me Allahun…Qëllimi i haxhit, sipas Imamit, është afrimi i njeriut te Zoti i Shtëpisë dhe lidhja me Të. Haxhi nuk është thjesht lëvizje, vepra dhe fjalë, as vetëm shikim i disa gurëve dhe vizitë e Shtëpisë së Shenjtë.Vëreni me kujdes fjalën e Imamit kur thotë:‘Filozofia e haxhit është të shohësh Zotin e Shtëpisë, dhe të gjitha lëvizjet e veprat që kryhen atje duhet të orientohen në këtë drejtim.’‘Ritet e haxhit janë ritet e jetës, dhe umeti islam me të gjitha kombësitë e tij duhet të bëhet ibrahimian, që t’i bashkohet karvanit të umetit të Muhamedit (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tuj!) dhe të bëhet një umet i vetëm dhe një dorë e vetme.’Pra, haxhi është organizim, stërvitje dhe kristalizim i jetës monoteiste.Imami mendon se: ‘Haxhi përfaqëson qendrën e njohurive hyjnore, prej së cilës duhet të merret përmbajtja e politikës islame në të gjitha dimensionet e jetës.’Prandaj, sipas Imamit, politika islame me të gjitha dimensionet e saj mund të nxirret nga haxhi.Edhe Udhëheqësi i nderuar i Revolucionit, i cili vazhdon me të drejtë rrugën e Imamit, ka një shprehje të ngjashme në dekretin që më ka dhënë, ku thotë: ‘Detyrimi i haxhit në Shtëpinë e Allahut është ndër obligimet e rralla në të cilat janë përfshirë dimensione të shumta e të ndryshme, të lidhura fuqishëm me jetën individuale dhe sjelljen kolektive, me ndikim të thellë në trup, shpirt, mendim, në sjelljen dhe rrugën e njeriut. Nëse kryhet siç duhet, ai sjell suksese të mëdha në të gjitha fushat materiale dhe shpirtërore.’Një nga aspektet më të rëndësishme të filozofisë së haxhit sipas pikëpamjes së Imamit është edhe dimensioni i tij politik, ku ai thotë: ‘Dimensioni politik i haxhit nuk është më pak i rëndësishëm se dimensioni i tij adhurimor; në dimensionin politik ka adhurim, përveç aspektit politik.’Një nga qëllimet e filozofisë së haxhit është që t’u përgjigjet thirrjeve të shtypjes që vijnë nga Palestina, Afrika dhe Afganistani, madje edhe nga të gjithë të shtypurit dhe të pafuqishmit në botë. Sepse haxhi është ‘qëndrim i fuqishëm dhe ngritje’:

{جَعَلَ اللهُ الكَعبةَ البيتَ الحَرامَ قياماً لِلنّاس…} 

“Allahu e ka bërë Qaben, Shtëpinë e Shenjtë, një qendër për njerëzit…”Shtëpia që është ndërtuar për ngritjen dhe qëndrimin e njerëzve. Ky “qëndrim” kërkon domosdoshmërisht bashkim në këtë vend për këtë qëllim të madh dhe përcaktimin e dobive të njerëzve në ato vende të shenjta.Ky është vlerësimi dhe këndvështrimi i Imamit për haxhin. Dobia e njerëzve nuk është që ata të shkojnë atje dhe të sjellin mallra apo të blejnë produkte amerikane, të cilat Imami i ka ndaluar.Në shpjegimin e ajetit fisnik: 

{لِيَشْهَدُوا مَنَافِعَ لَهُمْ}

“Që të dëshmojnë dobitë e tyre” që Kurani e paraqet si filozofi të haxhit, Imami thotë:‘Cili është përfitim më i madh dhe më i lartë se sa prerja e duarve të tiranëve dhe sunduesve të padrejtë nga dominimi mbi vendet e shtypura, dhe që pasuritë e mëdha të këtyre vendeve të kalojnë në duart e bijve të tyre?’Po, ky është përfitimi më i madh. Haxhinjtë e Shtëpisë së Allahut duhet të marrin mësim nga ky ajet në kuptimin e filozofisë së haxhit.Imami, gjithashtu, thotë për ajetin:

{وَ طَهِّر بَيْتيَ للطّائِفينَ والقائِمينَ}

“Dhe pastroje Shtëpinë Time për ata që bëjnë tavaf dhe që falen.” se qëllimi nuk është vetëm pastrimi nga papastërtitë materiale. Shtëpia e Allahut duhet të pastrohet jo vetëm nga papastërtitë fizike, por edhe nga ndyrësitë shpirtërore dhe morale, dëmi i të cilave për shoqërinë është më i madh se çdo gjë tjetër.Haxhi Ibrahimian është ai haxh që synon pastrimin e Shtëpisë së Allahut nga të gjitha ndyrësitë, si të jashtme ashtu edhe të brendshme.Imami thotë: ‘Qëllimi është pastrimi nga të gjitha ndyrësitë, dhe në krye të tyre është shirku (idhujtaria), siç e tregon fillimi i ajetit fisnik:

{بَوَّأْنا لإبراهيمَ مَكانَ الْبَيْتِ أَنْ لا تُشْرِكْ بي شَيْئاً وَطَهّر بَيْتيَ…}

“Dhe kur i caktuam Ibrahimit vendin e Shtëpisë: të mos më bësh shok asgjë… dhe pastroje Shtëpinë Time…”Imami konsideron se një nga qëllimet e haxhit është: krijimi i mirëkuptimit dhe forcimi i lidhjeve të unitetit islam. Ai thotë: ‘Nga detyrat e filozofisë së haxhit është krijimi i mirëkuptimit dhe forcimi i vëllazërisë mes muslimanëve. Dijetarët dhe predikuesit duhet t’i trajtojnë çështjet themelore, politike dhe shoqërore me vëllezërit e tyre në fe, dhe të përgatisin projekte për zgjidhjen e tyre, në mënyrë që më pas t’ua paraqesin dijetarëve dhe njerëzve me mendim në vendet e tyre pas kthimit.’Në fund, sipas pikëpamjes së Imamit, haxhi është në nivelin e Kur’anit.Të gjithë përfitojnë prej tij, por mendimtarët dhe ata që zhyten në thellësitë e tij, dhe që ndjejnë dhimbjet e umetit islam, nëse do të hynin në thellësitë e njohurive të tij dhe nuk do të kishin frikë t’i afroheshin dhe të zhyteshin në dispozitat dhe politikat e tij shoqërore, do të nxirrnin nga guaska e këtij deti më shumë margaritarë të udhëzimit, urtësisë dhe shpëtimit, dhe do të ngopeshin përgjithmonë nga uji i pastër i urtësisë dhe dijes së tij.’Salavat mbi shpirtin dhe trupin tënd, o Imam! A ka ndonjë shprehje më të bukur, më gjithëpërfshirëse dhe më të saktë se këto për filozofinë e haxhit?Imami shton: ‘Por çfarë të bëjmë? Dhe kujt t’i ankohemi për këtë brengë të madhe? Sepse, haxhi, ashtu si Kur’ani, është bërë i braktisur. Nuk është haxh ai që është i zbrazët nga shpirti, lëvizja, qëndrimi i drejtë, distancimi nga idhujtaria dhe uniteti; dhe nuk është haxh ai që nuk është i aftë të rrëzojë kështjellat e kufrit dhe shirkut.’O të dashur, ju mund ta largoni këtë brengë nga shpirti i pastër i Imamit. Edhe pse ai është ndarë nga ne, mesazhi i tij rëndon mbi supet tona, secilit prej nesh individualisht.Imam Muhamed El Bakir (Paqja qoftë mbi të!), gjyshi i këtij Imami, e ka përmbledhur këtë kuptim në një fjali të vetme, kur në ato ditë të vështira, kur hija e pushtetit të padrejtë kishte rënduar mbi botën islame, ka thënë: “Njerëzit janë urdhëruar të vijnë tek këta gurë, të bëjnë tavaf rreth tyre, pastaj të vijnë tek ne dhe të na njoftojnë për besnikërinë e tyre dhe të na paraqesin mbështetjen e tyre.”Imam El Bakir (Paqja qoftë mbi të!) dëshiron të na sqarojë, përmes përdorimit të shprehjes “gurë”, se haxhi që është i zhveshur nga filozofia ibrahimiane e haxhit nuk është gjë tjetër veçse një tavaf rreth gurëve.Ruhullah Khomeini thotë: ‘Detyra hyjnore e haxhinjve në këtë periudhë kohore është që të refuzojnë çdo çështje nga e cila mund të nuhatet aroma e përçarjes dhe e përplasjes mes radhëve të muslimanëve. Distancimi nga jobesimtarët dhe udhëheqësit e tyre duhet të konsiderohet prej obligimeve të tyre në këto pozita të nderuara, në mënyrë që haxhi i tyre të jetë haxh ibrahimian dhe haxh muhamedan; përndryshe do të vlejë për ta thënia e njohur: ‘Sa shumë zhurmë, e sa pak haxhinj!’Ky ishte një aspekt nga pikëpamjet e Imamit të ummetit, kur ai trajtonte çështjet që lidhen me filozofinë e haxhit dhe themelet e haxhit ibrahimian. Sipas kësaj filozofie dhe këtyre bazave, edhe përmbajtja e haxhit ndryshon, ashtu siç ndryshojnë edhe vetë haxhinjtë dhe ata që merren me çështjet e haxhit.Para se ta përfundoj këtë fjalim, do të ndalem shkurtimisht te përmbajtja e haxhit, e cila në haxhin ibrahimian ndryshon në të gjitha ritualet e tij nga ai jo-ibrahimian, nga “lebbejk-u” deri te “gjuajtja e gurëve”.Imami beson se të gjitha veprat e haxhit, lëvizjet dhe qëndrimet e tij përmbajnë një përmbajtje të gjallë, edukative dhe me ndikim të veçantë. Dhe kur haxhiu thotë:‘Lebbejk Allahumme lebbejk, lebbejk la sherike leke lebbejk…’ fjala e tij nuk është e sinqertë dhe e vërtetë përveçse kur ai, nga thellësia e zemrës së tij, dëgjon thirrjen e së vërtetës dhe i përgjigjet thirrjes së Allahut të Madhëruar.Pra, çështja këtu është çështja e pranisë në praninë e Zotit. Dhe “Lebbejk” nuk mund ta thotë askush përveç atij që e ndien këtë prani. Ju, kur jeni në një dhomë me dyer të mbyllura dhe nuk ka askënd tjetër përveç jush, nuk thoni thjesht “po”; këtë fjalë e shqiptoni vetëm kur dikush ju thërret, ju e dëgjoni zërin dhe thirrjen e tij dhe i përgjigjeni.Pra, çështja është çështja e pranisë në këtë prezencë dhe shikimi i bukurisë së të Dashurit, sikur ai që thotë “Lebbejk” në këtë prezencë të kishte dalë nga gjendja e tij normale dhe të ishte shkëputur nga vetvetja.O Zot! A mund ta arrijmë qoftë edhe për një çast të vetëm kuptimin e vërtetë të haxhit, kuptimin e vërtetë të ihramit dhe domethënien e “lebbejk”-ut?Imami i madh e përshkruan këtë gjendje sikur ai që thotë “lebbejk” në praninë e Allahut del nga gjendja e tij normale, përsërit thirrjen dhe në mënyrë absolute e mohon shirkun, domethënë: ‘O Allah, unë nuk të shoqëroj askënd kurrë Ty, distancohem nga të gjitha tagutët, të mëdhenj e të vegjël, dhe i përgjigjem vetëm Ty!’Siç ka thënë imam Xha’ferr Sadiku në një hadith të transmetuar prej tij: “Bëhu në ihram duke u larguar nga çdo gjë që të pengon nga përkujtimi i Allahut dhe që të largon nga bindja ndaj Tij. Çdo gjë që të largon nga Allahu është idhulli yt.”Nga çdo gjë që të largon nga prania e Allahut, të bën të pavëmendshëm ndaj përmendjes së Tij dhe të pengon nga bindja ndaj Tij, distancohu dhe ndaloje për veten tënde. Dhe kur thua “Lebbejk”, thuaje me përgjigje të sinqertë, të pastër dhe të kulluar për Allahun e Madhëruar, duke u kapur fort pas “litarit të pathyeshëm”.Dhe kur të kapesh pas litarit të fortë të velajetit (udhëheqjes shpirtërore e fetare), që është drejtimi themelor politik i haxhit, thuaj “Lebbejk” me sinqeritet dhe vërtetësi, dhe thuaj: ‘O Allah, kam ardhur për të thënë Ty ‘Lebbejk’ dhe për të gjithë të tjerët ‘jo!’O Allah, na jep të përfitojmë nga haxhi ashtu siç e kuptojnë dhe e shfrytëzojnë të dashurit e Tu!O Allah, na jep sukses që ta kryejmë haxhin ashtu siç na e ka mishëruar për ne Imami i madh, në praninë e të cilit qëndrojmë tani, dhe shpirti i tij i pastër na dëshmon dhe na rrethon!O Allah, lidhe revolucionin tonë me revolucionin global të Imam Mehdiut (Allahu ia shpejtoftë shfaqjen!)!

Muhamed Muhamedij Rejshehri / Revista “Miqatul Haxh”Marrë nga: https://alhajj.almaaref.org